Tuesday, May 31, 2011

Ne gusht nis shperndarja e teksteve shkollore !


Shperndarja e teksteve shkollore për vitin e ri mesimor 2011 – 2012 pritet te nise nga muaji gusht. Lajmi konfirmohet nga autoritetet e arsimit te cilat bejne te ditur se këtë vit nuk do të ketë mungesë tekstesh, ndërkohë, që ato do të shpërndahen sërish në ambientet e shkollave nga përfaqësuesit e shtëpive botuese.
“Në rast se fiksohet dita e parë e shkollës, dy javë përpara mësuesit do te jene të detyruar të paraqiten dhe të fillojnë aktivitetin e tyre në shkollë. Librat që tani jane në duar te perfaqesuesve te arsimit, dhe pas dy javësh do të fillojë përzgjedhja e tyre në shkollë dhe mësuesit do të votojnë për librat që do të zgjedhin sipas vleresimeve te tyre.
Përsa i përket skemës së subvencionimit, ajo do të jetë e njëjtë me një vit më parë me përjashtim të fëmijëve romë, të cilët do t’i përfitojnë tekstet falas sivjet. Nga kjo skemë do të përfitojnë fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, apo fëmijët me aftësi të kufizuar.
“Nxënësit romë do marrin paketën e librave falas ditën e parë të shkollës. Ndërsa, për kategori të tjera, pra, për familje ku kryefamiljari ka pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, do ketë një skemë subvencioni që do dorëzohet pranë qendrave ku ata punojnë”, skeme kjo e aplikuar edhe vitet e shkuara.  Këtë vit pritet të ketë risi në tekstet shkollore ku klasa e 12  do të ketë botime të reja, por edhe disa nga klasat e arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar.
Çdo vit ne sistemin arsimor ne vend po behen eksperimente sa i perket teksteve shkollore duke bere qe jo vetem nxenesit ne te njejtat klasa paralele te mos studiojne me libra te njejte por edhe vete i gjithe sisetemi te jete i ndare ne libra te ndryshem. Kjo ka sjelle cdo vit jo pak probleme sidomos sa i perket nderrimit te shkolles nga femijet apo edhe pershtatja e njohurive, ku tekstet e aplikuara nuk kane gjetur perputhje me njeri tjetrin pavaresisht se i perkasin te njejtit vit.

Dita nderkombetare kunder duhanit dhe duhanpirjes

Me 31 maj te çdo viti festohet dita boterore kunder duhanit. Ne 172 shtete te botes mes te cilave edhe ne Shqiperi realizohen aktivitete ne funksion te informimit ne lidhje me rreziqet e duhanit
Ne deklaraten e shperndare per mediat nga organizata boterore e shendetesise citohet se “Çdo gjashtë sekonda dikush vdes nga sëmundjet që lidhen me duhanin nderkohe qe sipas ketij organizmi mesatarisht cdo vit, vdesin 6 milionë njerëz ne bote.”
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, sa i përket pirjes së cigares, shqiptarët renditen të dytët në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Mbi 40 përqind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse. Numërohen rreth 895 mijë duhanpirës ku më shumë se 265 mijë prej tyre janë femra.
Konsumatoret shqiptare te duhanit shpenzojne ne total 1.4 milionë dollare amerikane në ditë për të blerë cigare. Sipas “Insititutit te Shendetit Publik”  ka një rritje të konsumumit te duhanit tek te miturit në klasën e 7-të apo të 8-të, të cilët kanë pësuar një rritje të ndjeshme ne numer krahasuar me vitin 2004.
Megjithese 31 maji perben nje rast te rendesishem per te informuar mbi demet qe shkakton duhani, ne qytetin e Shkodres kjo dite nuk solli ndonje aktivitet per tu veçuar si i vecante ne funksion te rritjes se ndergjegjesimit te opinionit publik per demet qe shkakton duhani. Jo vetem ne Shkoder por ne mbare Shqiperine nuk ndiqen udhezimet e “Organizates Boterore te Shendetesise” per konsumin e tij ne vende te posacme per duhanpires  dhe as per ndalimin e konsumit te duhanit tek te miturit. Ajo qe perben shqetesimin me te madh eshte se te miturit ne vendin tone lejohen te tregtojne cigare.
Nuk verehet as mundimi me i vogel per te realizuar nje aktivitet sado modest ne sensibilizim te opinionit per demet vdekjeprurese te duhanit. Nderkohe duhanpirja është një nga kontribuesit më të mëdhenj ne sëmundjet qe shkaktojne  rreth 63% të te gjitha vdekjeve.

Seminar informues kunder droges ne Shkollen "Azem Hajdari"


Përqindja e të rinjve ne shkollat e mesme që kanë përdorur drogë është rritur me kalimin e viteve, edhe pse në shifra të ulëta, ndërsa konsumuesit më të shumtë janë në klasën e 11. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik tregoi se përqindja e të rinjve ne shkollave e mesme që kanë përdorur një herë ose më shumë marihuanë gjatë gjithë jetës së tyre është 7.4 %, krahasuar me 5.4 % që ishte në vitin 2005.
Per kete shkak perfaqesues te Institutit te Shendetit Publik Shkoder kane zhvilluar nje seminar trajnimi me nxenes te Shkolles 9 vjecare “Azem Hajdari” te Shkodres. Pozitiv është fakti që studimi i fundit mbi sjelljen e të rinjve mbi drogat tregon që 92.6 % e të rinjve nuk e kanë provuar asnjëherë marihuanën.
Nga studimi vërehet se 50 % e të rinjve që kanë përdorur marihuanë të paktën një herë në jeten e tyre e kanë përdorur në moshën 15-16 vjeç, kjo pasi, sipas specialistëve në këtë moshë ata i shtyn kurioziteti për të provuar të paktën një herë efektin e marihuanës. Pjesa më e madhe ndër këta janë meshkuj dhe shumë pak femra.
Femijet e Shkolles Azem Hajdari paten mundesine qe te shohin permes dokumentareve te projektuar demet qe shkaktohen jo vetem nga konsumi i lendeve narkotike por edhe nga konsumi i duhanit dhe kjo per faktin se 31 maji eshte dita nderkombetare kunder konsumit te duhanit.

Monday, May 30, 2011

40 turiste ne jave vizitojne zyren e informacionit ne Shkoder


Stina e veres bashke me temperaturat e larta sjell edhe rritjen e fluksit te turisteve qe vizitojne vendin tone, duke shenuar bumin me te larte pergjate nje viti.
Sipas te dhenave te zyres se informacionit turistik ne Shkoder gjate nje jave numri i turisteve qe vizitojne kete zyre shkon ne 40 persona, ku bie ne sy vizita e grupeve te vogla me 2-3 persona apo familjare.
Numri me i madh i turisteve qe vijne ne veriun shqiptar, Shkoder dhe zonat perreth i perket shtetasve gjermane, angleze, irlandeze dhe franceze, por nuk bejne perjashtim as ato nga shtetet ballkanike dhe SHBA.
Zonat e virgjera Alpine jane me te preferuarat e ketyre grupeve, ku per keto zona kerkohet edhe informacioni me i madh si psh Koman – Fierze, apo Theth – Razem, qe shenojne numrin me te madh te vizitoreve sidomos gjate stines se veres.
Per orientimin e ketyre te fundit kjo zyre ofron harten e Shkodres, te Shqiperise si dhe guiden turistike te qytetit qe permban te gjitha sherbimet nga hotelerite e deri tek pikat ambulatore, duke u dhene mundesine turisteve te zgjedhin sipas deshires dhe informacionit qe te marrin sherbimin me te mire.
Kjo zyre informon se hotelet luksoze ne qytet i kane rritur prestigjin turizmit, duke prezantuar nje tjeter figure tek turistet qe vizitojne rajonin e Shkodres. Pasurite e rralla natyrore dhe larmishmeria e ofertave qe ofron qarku i Shkodres, nga deti, tek liqeni dhe malet kane bere qe pergjate nje viti, te jete nje nder zonat me te preferuara te turisteve te cilet e fusin ne listen e destinacioneve qe shkelin ne Europe.
Kjo zyre qe prej hapjes se saj ne muajin mars te vitit 2009 nga ana e bashkise Shkoder ka dhene jo pak informacion per turistet e huaj por mungesa ne materialet qe ka eshte e dukshme, ku guida turistike vijon te jete e pajisur me informacione jo te sakta dhe me prezantime qe nuk jane me pjese e veprimtarise se fundit te qytetit.

Velipoja pushtohet nga plehrat dhe tymi i mbeturinave


Plazhi i Velipojes duket se duhet te prese qe te nise mbare sezonin turistik per kete vit. Grumbujt e plehrave qe digjen ne gjithe perimetrin e tij dhe brigadat e punetoreve te cilet ndihmojne ne djegien e tyre ne vend qe te pastrohen jane panorama me mbreselenese qe te ofron ky plazh ne kete fillim sezoni i cili le shume per te deshiruar edhe pse nuk ka filluar ende zyrtarisht.
Turistet e paket qe ndodhen ne kete plazh jane te detyruar qe te zhvendosen nga njera pjese e plazhit ne pjesen tjeter, kjo sepse eshte e pa mundur te qendrohet pasi plazhi tashme ndodhet nen pushtetin e tymit te mbeturinave.
Fshati turistik qe ne hyrje te ofron nje panorame tronditese, grumbuj plehrash dhe inertesh te cilat kane vite qe qendrojne aty dhe askush nuk kujdeset per pastrimin e tyre, e nderkaq ajo qe shihet eshte edhe pakujdesi i pushtetit vendor aktual pasi nuk ka marre votebesimin e zones se Velipojes per nje mandat te dyte por edhe i ketij te riut i cili ende nuk ka marre mandatin.
Plazhi i Velipojes eshte plazhi me i madh dhe me i rendesishem ne rivieren shqiptare. Me nje gjatesi prej 14 km i gjithi me rere te imet, plehrat dhe grumbujt e inerteve e prishin se tepermi imazhin e  ketij plazhi, i cili gjate vitit te kaluar eshte vizitituar nga mbi 100 mije turiste, numri me i madh i te cileve eshte kryesisht nga Kosova.

Rritet vala e automjeteve ne Muriqan me 20 % ne krahasim me nje vit me pare

Cdo dite e me shume shtohet numri i hyrje-daljeve ne piken e perbashket te kalimit kufitar te Muriqanit, ne te cilen gjate kesaj fundjave eshte shenuar edhe numri rekord I hyrje-daljeve gjate gjithe ketij muaji.

Keshtu vetem gjate dites se sotme ne vendin tone permes kesaj pike kalimi kufitar kane hyre dhe dale mbi 300 automjete, e ndersa sa i perket autobuseve me destinacion pikat turistike ne rajonin tone kane qene te shumte. Pervec kesaj nje numer i madh automjetesh qe hyjne permes kesaj pike kufitare kane si destinacion Kosoven, kjo per faktin se favorizohen tashme edhe nga autostrada e kombit por edhe nga ndertimi i ures se re te Bunes.
Ndertimi i ures se re te Bunes dhe leshimi i saj per qarkullimin e automjeteve verehet me se shumti ne numrin ne rritje te autobuseve te cilet tashme kane si destinacion vendet e ndryshme te Europes dhe te Shqiperise, duke bere qe te anashkalohet edhe porti detar i Durresit, por duke shfrytezuar akset rrugore drejte vendeve te perendimit.
Gjithsesi numri ne rritje i automjeteve ne kete kohe krahasuar me nje vit me pare arrin ne 20% me shume cka do thote se masat qe duhet te merren ne kete pike kalimi kufitar duhet te jene me te medha se deri tani nga dy palet, si nga ajo shqiptare ashtu edhe nga ajo malazeze.

Saturday, May 28, 2011

Ujerat e zeza pushtojne lagjen Naim Gjylbegu

Prej disa javesh se bashku me temperaturat e larta te ketyre diteve, banoret e pallateve te lagjes “Naim Gjylbegu”, rruga Fahri Ramadani po mbijetojne me prezencen e ujrave te zeza dhe aromes kundermuese qe ato leshojne.
Edhe pse keto pallate ndodhen prane DSHP dhe fare prane rruges, askush nuk eshte kujtuar per ti dhene nje zgjidhje ketij problemi i cili perseritet cdo vit. Rreziku per banoret e kesaj lagjeje shtohet edhe me teper kur me ngrohjen e stines problemi behet edhe me i rende ku aroma kundermuese perhapet ne tere zonen, duke u kthyer ne nje kercenim serioz per shperthimin edhe te  ndonje epidemie.
Banoret e kesaj lagjeje jane drejtuar ne disa institucione per te shprehur shqetesimin e tyre, por cdo gje ka rene ne vesh te shurdhet, pa gjetur nje zgjidhje. Ne kete periudhe kur edhe femijet i kane me te shpeshta daljet ne mjediset e jashtme, per ta kontakti me keto ujra mund te jete i rrezikshme.
Ne te vertete pergjate ketyre viteve ujrat e zeza jane nje problem shqetesues dhe prezent ne shume zona te qytetit, te cilat nga mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i tyre nga ndertimet pa leje, shperthejne disa here ne vit.
Banoret e lagjes Naim Gjylbegu, ashti si shume bashkeqytetare te shkodres perballen me keto fenomene ne jo pak raste duke hasur edhe ne indiference te institucioneve per t’iu pergjigjur ne kohe me sherbime.
Ky problem kerkon vemendjen edhe te specialisteve te higjenes te cilet ne keto raste duhet te kerkojne nderhyrje te menjehershme, pasi banoret nuk mund as te hapin dritaret e banesave dhe as te dalin jashte shtepive te tyre, nga ujrat e zeza qe

Inaugurohet qendra shendetesore ne fshatin Guci e re

Me nje fond rreth 20 mi euro eshte realizuar nga fondacioni “Islamic Relief ” rikonstruksioni i qendres shendetesore ne fshatin Guci e re, inagurimi i se ciles u be kete te enjte.
Pjese e kesaj ceremonie te prerjes se shiritit ishin perfaqesues te fondacionit, myftinise Shkoder dhe institucioneve vendore, te cilet vleresuan kete kontribut te dhene, qe vjen pas atij te inagurimit te nje tjeter qendreje ne nje fshat tjeter.
Muhamed El Wai, drejtor i fondacionit Islamic Relief falenderoi te gjithe mbeshtetesit e kesaj nismeje qe vjen per shendetin e banoreve te kesaj zone, e qe do te pasohet me te tjera ne fshatra te qarkut Shkoder.
Me pas te pranishmit vizituan ambjentet e brendshme te kesaj qendre qe do ti sherbeje banoreve te fshatit Guci e re ne komunen rrethina, per cdo nevoje shendetesore.

Drejtoria e Shendetit Publik shpjegon planin per masat gjate sezonit turistik


Ashtu si vitet e shkuara edhe sivjet, ne zonat turistike, Drejtoria e Shendetit Publik do te kete planin e masave për sezonin turistik, ku fokusim kryesor do të jetë kujdesi ndaj pacientit 24 orë, si dhe shtimi i kapaciteteve në sektorin e burimeve njerëzore.
Te shperndare me grafike te vecante ne keto muaj, mjeket do te ofrojne sherbim pa nderprerje ne qendrat shendetesore, ndersa rastet me emergjente me autoambulanca do te sillen prane spitalit rajonal shkoder.
Drejtoresha e DSHP, Irena Shestani thote gjate nje interviste per tv1 channel se plani i masave kete vit synon te jete me i mireorganizuar se a ii viteve te shkuara. Një tjetër rregull i fortë i sektorit të shëndetësisë lidhet me kontrollin e ujit të pijshëm.
Nga qershori në shtator, punonjësit e shëndetit publik do të kontrollojnë cilësinë dhe ndotjen e ujit të pijshëm, në disa pika duke nisur nga burimi, rrjedhën në kanalizime e derisa të mbërrijë në çezma.
Vitin e shkuar shumë bare dhe restorante, por dhe drejtues të drejtorive të shëndetit publik nëpër rrethe, të cilët nuk zbatuan rregullat e përcaktuara nga institucionet qendrore mjedisore dhe shëndetësorë u penalizuan me gjoba dhe me paralajmërim për pezullim nga detyra.
Si çdo fillim sezoni turistik në vendin tonë institucionet përforcojnë rregullat në zonat e plazheve. Masat me imediate kanë të bëjnë me kontrollet për cilësinë e ujit të pijshëm, sistemimin e kanalizimeve me qëllim që të mos derdhen ujërat e zeza në dete apo liqene, por dhe për baret dhe restorantet, të cilat nuk duhet të shqetësojnë pushuesit pas mesnatë me muzikë.

Eshte lene ne harrese pastrimi i Shirokes

Shiroka nje nga zonat me atraktive te qytetit te Shkodres edhe pse eshte bere pastrami I saj vuan cdo dite e me shume. Femijet te cilet e frekuentojne se tepermi kete zone zone sic eshte Bekim Torishta shprehin deshirat e tyre.
Shiroka nje nga zonat me atraktive turistike  ne qytetin e Shkodre edhe pse nga bashkia shkoder me nje fond emergjence prej 30 milion lekesh te vjetra per  pastrimin e komplet bregut nga ura deri ne fshatin zogaj, serish mbeturinat hidhen, kjo sepse ne gjithe zone nuk egziston as edhe nje kosh plehrash dhe sicd duket edhe makinat e pastrimit nuk duken gjekundi ne kete zone. Pavaresisht se banoret e kesaj zone dhe bizneset te gjitha paguajn taksat e bashkise Shkoder. Por edhe vete ndergjegjesimi I banoreve dhe pronareve te bizneseve d8uhet te jet me I madh.

Monday, May 23, 2011

"Dita e dyerve te hapura" ne shkollen teknologjike te Shkodres

Shkolla e mesme teknologjike “ Hamdi Bushati” ne Shkoder ka organizuar diten e dyerve te hapura, nje program I cili eshte edhe nje lloj promovimi I degeve te kesaj shkolle te cilat jane Turizem, konfeksion, dhe ekonomik. Per drejtoreshen arsimore Shkoder Atrida Ferketi kjo dite eshte nje dite e vacant pasi nxenesit promovojne vklerat qe ka shkolla.

Nga ana tjeter prefekti i Shkodres Maxhid Cungu u shpreh se nxitja e shkollimit profesional dhe punesimit jane prioritete te qeverise.
Ndersa mesueset dhe nxenesit e Shkolles tregojne per punimet e ekspozuara.Valbona Dibra drejtore e Shkolles Tekonologjike Hamdi Bushati shprehet se nxenesit pas kryerjes se shkolles mund te regjistrohen ne universitete, ku krahas dijes qe dop marrin aty ata tashme jane te profesionalizuar ne nje dege tjeter.

Dita e dyerve te hapuara eshte nje ngjarje e rendesishme per Shkollen tekonologjike ku promovohen vlerat e shkolles dhe dijet qe marrin nxenesit ne profesionet e ndryshme te cilat aplikohen ne kete shkolle.

Paraqitet e qete situata me virozat e stines


Edhe pse moti është është ngrohur dhe ditët janë me diell, njerëzit duhet të bëjnë kujdes, për shkak të virozave stinore.
Stina e pranverës, me ngrohjen e menjëhershme të klimës, shoqërohet me luhatje të shumta të temperatura, prandaj duhet treguar kujdes sidomos me fëmijët dhe të moshuarit.
Gjate ketyre diteve megjithe keto ndryshime ne spitalin rajonal te shkodres situata paraqitet e qete dhe nuk ka shtim te fluksit te pacienteve qe drejtohen ne spital.
Shefja e pediatrise ne spitalin e shkodres, doktoreshe Greta Naraçi thote gjate nje interviste per tv1 channel se prinderit duhet te tregojne kujdes ne kete periudhe si ne ushqyerje, veshje apo edhe dalje te femijeve vecanerisht ne oret e drekes.
Numri i personave që shfaqin simptoma të virozave stinore, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, arrin në rreth 12 500, nga të cilat rreth 11 600 janë raste me infeksione. Megjithatë, ky trend konsiderohet i qëndrueshëm, brenda aktivitetit normal sezonal.

Rruga e kalase se Rozafes me dy "fytyra"


Edhe kete vere rruga qe te drejton ne kalane °Rozafa° do te jete e destinuar ti prese turistet me imazhin me te keq te saj, e degraduar dhe e lene ne harrese.
Pak dite para zgjedhjeve vendore ne pikun e fushates ne te u be marria e radhes, vetem pak kilometra shijuan nje shtrese te hodhe asfalti, si per te ngjallur shpresat e banoreve te kesaj zone.
Jashte kamere te lodhur nga apelet e herepashershme ne media ata thone se ky ishte premtimi i radhes qe do te zhytet serish ne sirtare. Por ajo shtrese as nuk mbuloi gropat dhe as ndryshoi realitetin e kesaj rruge, por vetem tregoi se ata qe kane ne dore te bejne dicka, kur kane nevoja i gjejne mundesite, ndersa me pas te lene serish ne harrese.
Ky sezon veror turistik qe e kthen kalane °Rozafa° ne nje nga destinacionet me te preferuara do te kete te njejten panorame me vitet e shkuara, duke mos iu pergjigjur cuditerisht as thirrjes se kryeminitrit Berisha, Shqiperia turistike me infrastrukture moderne.
Kritiken per keto pak kilometra rruge ne gjendje te mjeruar e jep edhe nje nga mesuesit qe shoqeronin nje grup nxenesish nga Tirana, qe vinin per te vizituar kalane shekullore.
Ai thote se keto vlera te historise sone duhet te jene ne qender te vemendjes nga te gjitha palet. Rruga °Qafe Kala° ka qene disa here objekt i kronikave tona, qe kane pasqyruar gjendjen e mjeruar te kesaj rruge dhe apelin e banoreve per nderhyrje.
Sot ato pak kilometra te shtruara jane as me shume e as me pak vecse nje tallje me vlerat turistike dhe dinjitetin e banoreve qe jane pjese e qytetit dhe si te tille duhen trajtuar edhe me investime.

Turizmi ne Shkoder ka prioritet te veçante

Bashkia e Shkodres ne kuader te strategjise se zhvillimit te turizmit ka nje seri projektesh te rendesishme. Shef I sektorit per Zhvillim dhe Promovim ne Bashkine Shkoder Gentian Mema shprehet se fale investimeve ne infrastruktur te cilat kane bere qe shume zona historike te behen te vizitueshme ne Bashkine e Shkodres, ne tashme po punojme ndertimin e nje qendre rekreative per turistet ne fshatin turistik Zogaj.
Qyteti I Shkodres per turistet e huaj paraqitet sin je atraksion ne vete, I rrethuar me tre lumej dhe me liqenin me te madh te ballkanit, ne kete sezon turistik synon te kthehet ne epiqendern e rajonit te veriut ne ket sector.

Nisja e punimeve ne ndertimin e pedonales deri tek sheshi Luigj Gurakuqi qe lidhet me rrugen muzeale Kole Idromeno, vazhdimi I pedonales tek shetitorja e molos, si dhe ndertimi I By Passit pergjat bregut te liqenit I cili per rreth 4 km do jete nje zone e rendesishme zhvillimi duke dhene mundesine per vizitimin e gjithe vijes se liqenit, jane vetem disa nga projektet qe ne Shkoder si dege kryesore te zhvillimit ekonomik do kthejne sektorine turizmit.

Sunday, May 22, 2011

Vitrina javore e librit

Tituj te rinj dhe intrigues sjell kjo jave per lexuesit shkodrane ne vitrinen e librit, ku spikasin nderthurjet mes autoreve te huaj dhe atyre shqiptare.
·    Alfred Adler sjell “Psikologjia individuale” Praktika dhe teoria. Adler boton te plote vepren per ti ardhur ne ndihme gjithsecilit qe deshiron ta njohe me shume dhe me mire vetveten.

·    Akademia e shkencave te Shqiperise sjell autorin Emin Riza me “Banesa popullore shqiptare”. Monografia Banesa popullore shqiptare është një punim përgjithësues, teorik, që trajton çështje të tipologjisë së banesës popullore shqiptare, lidhur ngushtë me aspektin funksional të saj. Punimin e përshkon një konceptim koherent teorik dhe një vështrim vetjak origjinal për tiparet dhe evolucionin e banesës popullore gjatë një periudhe kohore disa shekullore, nga shekulli XV deri në shekullin XIX. Vepra u drejtohet kryesisht studiuesve, por edhe një rrethi më të gjerë të studentëve të fakulteteve përkatëse e kërkuesve në fushë të trashëgimisë arkitekturore shqiptare.

·    
“Qyteterimi neolitik dhe eneolitik ne Shqiperi” eshte nje tjeter liber i ri i Muzafer Korkuti. Lëndën kryesore të monografisë e përbën botimi i plotë e me kritere shkencore bashkëkohore i përshkrimit të gjetjeve arkeologjike të zbuluara në 14 vendbanime të gërmuara nga vetë autori. Ato kanë vlerë të mirëfilltë burimore, duke krijuar një tablo të plotë të zhvillimit kulturor të territorit të vendit tonë gjatë epokës së neolitit dhe eneolitit.

·    Geert Hinrich Ahrens sjell “Diplomaci mbi tehun e thikes”. Program ii konfliktit etnik dhe grupi i punes per minoritetet i konferencave per jugosllavine. Ky liber eshte nje ndihmese e rendesishme per historine e Ballkanit ne vitet 1990 nga nje diplomat profesionist qe ndihmoi ne gdhendjen e asaj historie.
·    Ian Buruma, Avishai Margalit vjen me botimin “Oksidentalizmi” Perendimi dhe armiqte e tij. Nje perpjekje per ten a treguar se cila eshte ideologjia qe motivon terrorizmin duke e vendosur ate ne nje kontekst histortik.

·    Tituj te tjere per kete jave vijne: Ludwig Wittgenstein me “Traktat logjiko – filozofik”. Abdi Baleta – Jo plebishitit Venizellist. Vasil S. Tole me “Sprove per nje fjales te muzikes popullore homofonike te Shqiperise se veriut”.

Trefishohet numri i rasteve me semundje infektive

Mungesa e edukatës higjeno-sanitare në mjediset ku jetojmë dhe punojmë si dhe ndotja e mjedisit qe ne Shqiperi eshte prezente ka rritur ndjeshëm përhapjen e mikrobeve të rrezikshme. Edhe Shqipëria tashme ka nivel të barabartë mikrobial me vendet e tjera të rajonit dhe për pasojë sëmundjet infektive janë trefishuar.
Të dhënat janë bërë publike në konferencën e mikrobiologjisë.  "Shpeshtësia në disa infeksione si ato me transmetim seksual  sikurse janë viralet si Hepatiti B, C por në veçanti e infeksionet spitalore mbeten një problem që kërkon manaxhim teknik, diagnostik, apo terapeutik"- thone specialistet. Mikrobiologet, apelojne për më shumë vëmendje nga ana e shoqërisë shqiptare, për tu perkujdesur me shumë për higjenën personale.
"Femrat, sidomos nënat duhet të tregojnë kujdes që në moshën fëminore të fëmijëve lidhur me edukatën sanitare. Mjedisi duhet mbajtur pastër, pasi në një mjedis të papastër zhvillohen kaq shumë mikrorganizma sa nuk mund t'i kapë mendja e njeriut".  Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme dhe viruset e llojeve të ndryshme vitet e fundit kanë gjetur përhapje të gjerë në vendin tonë, por fatkeqësisht jo të gjitha mikrobet mund të luftohen me medikamente. Por nje tjeter shqetesim edhe me i madh vjen edhe per bluzat e bardha.
Afro 7 përqind e infermierëve janë të prekur nga infeksione të ndryshme spitalore gjatë ushtrimit të detyrës. Shqetësimi ngrihet nga perfaqesues te urdhërit te infermierit, qe  theksojne se situata është problematike, pasi në 100 infermierë 7 janë të infektuar nga neglizhenca gjatë shërbimit kundrejt pacienteve, por dhe nga mungesa e kushteve në pavione.  "Në 100, 7 janë me hepatit. Futen në të njëjtin grup sëmundjesh me SIDE-n.
Pavarësisht se ne i mendojmë si më pak të rrezikshme, sëmundja përparon dhe në një moshë të caktuar bëhen të rrezikshme për jetën".   "Infermierët shqiptarë janë 10-fish më të rrezikuar se infermierët europianë.
Kemi një problem. Nuk kemi një filtër të mirëfilltë si urgjencat tona për të ndarë sëmundshmërinë. ISHP, pas një studimi për këtë problematikë citon në raport se pjesa më e madhe e këtyre infermierëve punojnë në urgjencat spitalore dhe kirurgji.

Unaza vazhdon te jete nje problem

Edhe pse u realizua nje nderhyrje pak muaj me pare serish unaza e qytetit te shkodres vijon te prezantoje nje imazh te shemtuar dhe te rrezikshem per drejtuesit e mjeteve dhe kalimtaret. Pusetat ne mes te rruges vijojne qe nje pjese te jene te hapura ndersa pjesa tjeter te demtuara, e te dala disa centimeter mbi bazamentin e rruges duke u bere shkak edhe per aksidente, qe mund te vijne nga humbja e kontrollit qe mund te shkaktojne keto te fundit.

Shqetesimi per cilesine e punimeve eshte ngritur disa here ne kronikat e lajmeve, qe me perfundimin e unazes, por nderhyrjet kane qene qesharake dhe te pajustifikuara per vleren e ketij investimi. Gjate gjithe gjatesise se unazes nga kryqezimi ne Rus e deri ne dalje te qytetit, ne Bahcallek, pusetat ne kete segment jane jashte cdo standarti, ku ketij te fundit i shtohen edhe vjedhjet e herepashershme nga persona te papergjegjshem.
Rreziku ne kete arst rritet sidomos gjate nates ku nje pakujdesi e vogel dhe mund  te perfundosh brenda ketyre pusetave.  Por ky nuk eshte problemi i vetem ne kete unaze, pasi edhe vijezimi ne te eshte fshire pothuajse i teri, duke bere qe orientimi i drejtuesve te jete i veshtire. Aq me teper rreziku i aksidenteve rritet, kur ne kete segment ndodhet edhe nje shkolle 9 vjecare dhe prane saj vizat e bardha te kalimtareve jane pothuajse te fshira teresisht.
Ky projekt i rendesishem per qytetin, investim i qeverise shqiptare qe kap shifren e mbi 300 milion lekeve ne total ka hasur ne jo pak raste gjate ndertimit te saj ne nje mori problemesh. E keto nuk i ndahen as pas perfundimit duke e shoqeruar cdo dite me te tjera probleme, cka e bejne kete segment te mbaje numrin rekord per cilesi te dobet punimesh qe e veren ne te gjithe gjatesine e saj.
Nuk mund te mos vihet ne dukje se kujdesi per mirembajtjen e investimeve eshte minimal per te mos thene aspak, por nuk     qendron pas as dorezimi i tyre me shume te tjera, duke e bere ne kompleks investimin te deshtuar ne disa aspekte. Kjo situate po ben qe disa objekte edhe pse nuk kane me shume se 2 vite rikonstruksion, sot rrezikojne te kthehen edhe me keq se ne gjendjen e meparshme.

Fondacioni  Emanuel ne bashkepunim me kooperacionin Italian dhe nje prej fondacioneve te financuara nga shoqeri telefonike paradreken e se shtunes nje fushate informuese me qellim parandalimin e konsumit te droges.Kjo veprimtari u realizua ne forme koncerti ku edhe te rinjte e pranishem patem mundesi te defrehen dhe te marrin ne kete forme edhe informacion per drogen ne menyre qe te mos bien pre e fenomeneve te tilla. Drejtuesi i ketij projekti Ardjan Pojana theksoi: “Kam perjetuar vete probleme me drogenper 15 vite. Do ishte fitore e madhe sikur nga 10 te rinje 1 te dale nga keto probleme.”

Shiroka nuk eshte akoma gati !

Kjo eshte panorama ne nje prej zonave turistike te qytetit te shkodres, Shirokes  pak dite para hapjes zyrtare te sezonit turistik. Ka mjaftuar rritja e tempraturave qe pushuesit e pare te shijojne freskine e ujit te liqenit, por bashke me te edhe papastertite qe vijojne te qendrojne stok prej muajsh ne bregun e vijes liqenore.
Ne nje pjese te mire te tyre u nderhy me nje fond prej 3 milion lekeve te vecante te bashkise Shkoder per fazen post permbytje, duke pastruar vijen liqenore ne nje gjatesi 8 km, por serish ne zona te vecanta Shiroka, noton ne mbeturina.
Sic duket edhe sivjet kjo zone turistike me vlera te radha, nje nder pasurite me te cmuara te qytetit do te prese turistet vendas dhe te huaj me te njejten panorama si sezonet e shkuara. Perkujdesja ndaj shirokes ka qene minimale aq sa ne gjithe keto vite, ajo vecse eshte degraduar me shume, duke u mbuluar nga shkurret ne breg e ku te besh plazh kane mbetur pak hapesira.
U fol se per kete zone do te vinte ndryshimi, por edhe ne keto dite maji ai nuk po shihet dhe gjithcka sic duket ka mbetur ne leter.
Numri i turisteve qe e frekuentojne kete zone dhe ambjentet private eshte i konsiderueshem dh emri i Shirokes eshte nder me te lakuarit, por sa i perket investimeve vijon te jete me i harruari ne te gjithe keto vite. Serioziteti i diteve te vrullshme te pastrimit u shua menjehere gjate fushates dhe pas zgjedhjeve vendore te cilat shperqendruan vemendjen tek mandatet dhe jo rezultatet e shume puneve te nisura.

Friday, May 20, 2011

Informacione te pergjithshme per qytetin e Shkodres

Shkodra shtrihet ne Shqiperine Veriperendimore .Eshte qendra me e madhe ekonomike dhe kulturore e Veriut te vendit dhe nje nga tre qytetet me te medha pas Tiranes kryeqytet i vendit dhe Durresit porti me i madh i vendit.Shkodra shtrihet buze liqenit me te njejtin emer qe eshte dhe me i madhi ne Ballkan (370km2).Ne Shkoder kalojne lumejt Drin,Bune e Kir.Shkodra rrethohet nga nje varg malesh si Maranaj ne Veri,Cukali dhe Sheldia ne lindje dhe Taraboshi ne Jugperendim.Sot qyteti shtrihet ne fushen e krijuar nga terheqja e Liqenit te Shkodres.Qyteti ngrihet ne nje lartesi qe nuk i kalon 10 m mbi nivelin e detit.Kjo pozite e favorshme gjeografike ka krijuar ne rajonin e Shkodres nje mikroklime ku rregullator i rendesishem eshte vete liqeni.Ne Shkoder dimri eshte relativisht i ftohte dhe i lagesht ndersa vera e nxehte dhe e thate.Vetem 40 min nga qyteti mund te shijohet freskia e detit dhe per jo me shume se 2 ore bukuria dhe natyra e virgjer e Alpeve Shqiptare.
Largesia e qytetit nga Tirana kryeqytet i vendit eshte 85 km ndersa me Podgoricen kryeqytet i Malit te Zi i ndan jo me shume se 60 km.
Shkodra ne aspektin e ndarjes administrative eshte Prefekture ne rang Qarku ku perfshihen rrethet Shkoder,Malesi e Madhe,dhe Puke.Sot qyteti numeron nje popullsi prej rreth 120.000 banoresh.
Vitet e fundit qyteti po perjeton nje ringjallje ne aspektin ekonomik dhe industrial.Nga viti ne vit rritet numri i aktiviteteve dhe bizneseve vendase dhe te huaja, keto te fundit kryesisht nga Italia,Gjermania,Austria,Turqia etj.Vlen per tu permendur dhe rritja e marredhenieve nderkufitare mes rajonit te Shkodres dhe Malit te Zi kryesisht ne aspektin tregtar dhe ate turistik.Prej vitesh mes dy rajoneve shqiptar dhe atij malazez ka nje bashkepunim te ngushte ne mbrojtjen e nje pasurie te paperseritshme natyrore siç eshte liqeni i Shkodres qe lag dy rajonet ne fjale.
Shkodra si gjithmon qender e dijes dhe kultures ne vend ka dhe Universitetin e saj qe sapo ka festuar 5o vjetorin e krijimit.
Pasi te jete vizituar Kalaja e Shkodres ia vlen vertet te vizitohet Muzeu Historik i qytetit si dhe rruga Muze ne qender te qytetit me banesa karakteristike te shek.XIX.Nuk duhet lene pa provuar dhe shija e gastronomise vendase ku vend te veçante ze gatimi i peshkut te liqenit.
Shkodra eshte vertete nje qytet qe ia vlen per tu vizituar.Impresionet qe te le ky qytet jane vertete te veçanta.

Thursday, May 19, 2011

Projekti per liqenin e Shkodres nga shkolla e mesme "Shejnaze Juka"

Resurset e qytetit tim –Liqeni I Shkodres, ka qene titulli I projektit mesimor te organizuar nga vitet e katerta te shkolles se mesme te gjuheve te huaja Shejnaze Juka. Ne kuader te ketij organizimi nxenesit kishin mbledhur informacion dhe marre pamje nga qyteti i Shkodres dhe resurset natyrore qe e rrethojne e ne vecanti  per  liqenin e Shkodres.Ne sallen e rinise te kesaj  shkolle nxenes dhe mesues se bashku qendruan per disa minuta per te pare dokumentarin e liqenit te shkodres te realizuar nga vete nxenesit e kesaj shkolle me ane te te cilit edhe nxenesit qe nuk ishin pjesmarres ne realizimin e ketij dokumentari te njihen edhe permes pamjeve me vlerat fiziko gjeografike dhe biodiversitetin e liqenit te Shkodres.

Institucionet vendore i rikthehen normalitetit

Institucionet vendore te Shkodres i jane rikthyer qe pas shpalljes se rezultatit final te zgjedhjeve vendore te 8 Majit, normalitetit. Ndryshe nga vorbulla qe ka perfshire kryeqytetin, institucionet e shkodres si keshilli i qarkut, prefektura dhe bashkia kane kthyer syte nga puna e perditshme duke qendruar larg rrymave te tensionuara qe kane perfshire Tiranen zyrtare. Ditet e punes jane normale me ato te para zgjedhjeve ku energjite ishin perqendruar tek fushata elektorale. Zyrtare te ketyre institucioneve thone se momentalisht po shqyrtohen projektet te cilat do te zbatohen pergjate ketyre muajve. Ne bashkine Shkoder po zberthehet nga grupet e punes programi elektoral i shpalosur nga kryebashkiaku Luka, i cili parashikon nderhyrjet per kater vitet ne vijim.  Por administrata edhe pse vijon normalisht punen, ajo eshte ne pritje te certefikimit te fituesit Luka, i cili si koleget e tij ne te gjithe vendin prêt qe KQZ ti kthehet normalitetit dhe te perfundoje kete procesure, kur kane kaluar 10 dite nga data e zgjedhjeve. Si cdo pale zgjedhje, edhe keto te fundit sollen ne ditet e numerimit te votave perqendrimin e vemendjes se administrates tek rezultati, i cili pas zyrtarizimit solli kthimin e tyre te qete ne vendet e punes. Ne te tre keto ambjente gjate kesaj te merkure mbizoteronte nje qetesi dhe heshtje, e cila te ngjante me nje dite pushimi, por qe ne te vertete ishte rutina e perditshme e punes brenda zyrave perkatese. Kjo qetesi vjen para certefikimit te Lukes, qe se bashku mund te sjelle edhe te reja Brenda institucioneve, sic jane emrat e rinj qe mund ti bashkohen administrates, e bashke me to edhe largimet  e mundeshme. Sipas gjasave, ndryshimet ne strukturat e administrates se institucioneve lokale, do te fillojne nga drejtues te veçante te tyre.

"Big Brother Shkodra", per here te pare ne teatrin "Migjeni"

Ka hapur keshtu siparin ne teatrin “Migjeni” komedia “Big Brother Shkodra”, nen moderimin e aktores Merita Smaja dhe nen interpretimin e kastes se aktoreve Zyliha Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Agron Dizdari, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Bujar Ademovi. Nje nderthurje mes ketij reality show te famshem ne shume shtete te botes dhe muzikes se perzgjedhur nga kengetaret Mukades Çanga, Hajro Pepa, Dorina Garuci, Rezarta Smaja, Leonard Guga rrembyen per me shume se dy ore duartrokitjet e spektatorit dhe shkaktuan te qeshura pa fund. Regjizori Çuliqi, drejtori i teatrit Angoni dhe aktoret pjesmarres japin keto pershtypje per kamerat pas mbylljes se nates se pare. Pershtatja me skenen e teatrit e nje prej reality show me te sukseshem ka kerkuar pune dhe perkushtim per ideatorin ndersa vete spektatori ka shijuar batutat e pafund qe shoqerojne kete komedi. Ajo do te vije edhe per kater nete te tjera ne skenen e teatrit Migjeni, shtepine e artit e kultures ne Shkoder. 

Mungon respekti ndaj rregullave te qarkullimit rrugor

Vijat e bardha per kalimin e kembesoreve ne qytetin e Shkodres ne te shumten e raste as qe respektohen fare nga vete kembesoret. Por ajo qe shqeteson ne keto moment me se shumti eshte parkimi I gabuar I automjeteve qe nuk respektojne ne asnje moment vijat e bardha te kembesoreve. Por parkimit te automjeteve ju shtohet edhe vendosja e hekurave per lidhjen e bicikletave perpara dyqaneve dhe lokaleve neper Shkoder. Bllokimi I kalimeve per kembesoret duhet te ndermerret me hapa konkret qoft me penalizimin e subjeketeve te cilat vendosin hekurat ne te cilat vendosen bicikletat. Bllokimi I cili ne shume raste perben rrezik per kalimtarin I cili ne Shkoder ne te vertete eshte shume pak I kujdeshem, e po kaq te pa kujdeshem jane edhe drejtuesit e mjeteve. Mos rrespektimi I rregullave ne qarkullim dhe bllokimi I ketyre kalimeve per kembesoret jane fenomene negative qe po zhvillohen dita dites ne qytetin e Shkodres qe po prishin imazhin e  infrastructures e cila ka pesuar ndryshime positive keto vitet e fundit.

Wednesday, May 18, 2011

Lorenc Luka takohet me perfaqesuesit e organizates "Eksodi 99"







shkoder_17Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ka pritur në zyren e tij, përfaqësuesit e shoqatës kosovare “Eksodi ' 99”. Kjo shoqatë me qendër në qytetin e Mitrovicës , Kosovë, ka zhvilluar një ndalësë në qytetin e Shkodrës në kuadër të përkujtimit të Eksodit Masiv të popullsisë kosovare gjatë vitit 1999.
Në fjalën e tij përshëndetëse për miqtë nga Mitrovica , kryetari i bashkisë z. Luka i ka falenderuar miqtë për veprimtarinë kujtimore për vuajtjet e popullit të Kosovës, si dhe për iniciativen e tyre në përzgjedhjen edhe të qytetit të Shkodrës si pjesë e kësaj simbolike
Njëkohësisht kryebashkiaku Luka u ka pohuar miqve nga Kosova, se akoma janë të freskëta në mendjen e qytetarëve shkodranë, ndihmat e mëdha dhe mbështetjen që populli i Kosovës , duke përfshirë edhe rajonin e Mitrovicës, kanë dhënë gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar. Solidariteti i madh mes dy vendeve tona në raste të tilla fatkeqësishë natyrore nuk ka nevojë për simbolika, pasi ajo buron nga shpirti i shqiptarit nga gjaku i jonë i përbashkët , u ka pohuar atyre Luka
Ndërsa Mehmet Tahiri kryetari i kësaj Shoqate, gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka ka pohuar se qëllimi i kësaj nisme ishte se :"Duke përkujtuar vuajtjet e eksodit masive të vitit ' 99 do të na shërbejnë për të mos harruar të kaluaren tonë dhe njëkohësisht të mendojmë për të ardhmen" , vetëm kështu ne do të mund të ecim të sigurtë përpara ka pohuar Tahiri.
Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, simbolika e eksodit është menduar që të mos jetë e përqëndruar vetëm në qytetin e Kukësit siç ka ndodhur vitet e shkuara , por ajo është menduar që te zgjerohet edhe më tej, duke filluar me Kukësin dhe duke vazhduar me Shkodren dhe duke përfunduar në qytetin e Vlorës.
Kanë qenë të gjithë qytetet shqiptare të cilat kanë treguar respekt mirënjohje dhe mikpritje gjatë eksodit masiv që kaloi Kosova në vitin 1999, ka përfunduar fjalen e tij z. Tahiri
Përpara takimit me kryetarin e Bashkisë, grupi i shoqatës së vullnetarëve "Eksod ' 99" ka bërë një marshim demonstrativ në rrugen kryesore të qytetit të Shkodrës, duke risjellë në mendjen e të gjithë qytetarëve shkodranë atë ngjarje të rëndë dhe dramatike që përjetuan qytetarët e Kosovës gjatë këtij Viti.
 

Sunday, May 15, 2011

Vezhguesit nderkombetare japin deklaraten e pare per zgjedhjet te marten

Dita e martë do të jetë prezantimi i deklaratës paraprake nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë të caktuar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), si dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 8 majit.
Misioni Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër. Delegacioni i Kongresit përbëhet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve.
Mësohet se deklarata paraprake do të jepet nga Jonathan Stonestreet, Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocová, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.
Gjithashtu, të pranishëm në këtë konferencë për shtyp do të jenë edhe Volkram Gebel, Raportuesi i delegacionit të Kongresit, dhe Raul Mure
şan, Zv. Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it.

Ne HEC Ashte jane tashme gati per instalim dy turbinat thithese

Turbinat e para për HEC-in e Ashtës kanë mbërritur tashmë në kantierin e hidrocentralit. Deri në vitin 2012, projekt-kompania “Energji Ashta”- një kompani e përbashkët 50/50 mes kompanive VERBUND dhe EVN do të ndërtojë një risi botërore: hidrocentralin më të madh matrix duke përdorur teknologjinë HYDROMATRIX. 

HEC Ashta do të punojë me anën e 90 turbinave të vogla HYDROMATRIX® (me pëmasat e një kabine telefonike) të cilat mundësojnë një shfrytëzim veçanërisht efikas të ujit. Nga viti 2012, në Ashtë do të prodhohen 240 milionë kWh energji elektrike. Në këtë mëyrë 100,000 familje shqiptare do të mund të furnizohen me energji. 

Pas përfundimit të instalimit të tubave thithës së turbinave në Ashta 1, ANDRITZ HYDRO do të instalojë HEC-in HYDROMATRIX mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë. Kjo fazë shënon një gur themeli për procesin e ndërtimit. Secili nga stacionet e HEC-it të Ashtës do të pajiset me 45 njësi gjeneratore HYDROMATRIX. 

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar I hidrocentralit do të jetë mbi 50 MW.  Aspekti i jashtëzakonshëm i konceptit HYDROMATRIX është përputhshmëria me organizimin e projektit falë përmasave kompakte të turbinave-gjeneratore si edhe përdorimi novator i teknologjive të provuara të hidroenergjisë. 

Në këtë sistem modular, disa njësi të vogla gjeneratore janë instaluar në një sitem të tipit matrix, ku secila njësi mund të vihet në punë dhe të mirëmbahet veçmas. Si pasojë, reduktimi i hapësirave do të ketë një përparësi domethënëse, duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme efektet mjedisore dhe kostot e ndërtimit të projektit. Ky projekt i jashtëzakonshëm do ta shndërrojë Shqipërinë në një pikë referimi për sa i përket teknologjisë, çka do të tërheqë shumë ekspertë të këtij sektori për të parë këtë risi teknologjike krijuar nga Energji Ashta. Një vit pas fillimit të ndërtimit puna vazhdon normalisht: 

Në Ashta 1 struktura ndërtimore tashmë e ka arritur lartësinë përfundimtare. Në Ashta 2 tubat e parë thithës janë vendosur që prej muajit shkurt, ndërsa vijon betonimi.

17 parti ne keshillin e ri bashkiak te Shkodres

17 parti politike do jene pjese e keshillit te ardheshem Bashkiak te Shkodres nga 15 qe ishin ne mandatin e kaluar. Keshtu forcat politike qe kane shenuar rritje ne nivel qyteti ne keto zgjedhje jane LSI, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, si dhe Partia Demokratike e cila duke llogaritur ne perqindje ka shenuar nje rritje prej 3 % ndersa nga ana tjeter Partia Socialiste e cila mesohet se do kete nje perfaqesim me 6 keshilltar ne Keshillin Bashkiak ka nje renie ne perqindje me rreth 3% te votave.
Po keshtu renie si shkak edhe I numrit ne rritje te zgjedhesve kane pesuar Parti Demokristiane nga 7.55% ne 4%, ndersa ne perqindje ka pesuar renie edhe Partia Republikane ne krahasim me 2007 nga 11% ne 9% por krahasuar me numrin e votave kjo force politike qe ka marre numrin e njejte te votave me 2007. Forcat politike qe do jene pjese e Keshillit Bashkiak te ndara ne dy koalicione dhe 2 parti politike qe kane garuar jashte koalicionit PMDL dhe PBDNJ do synojne qe permes pjesemarrjes ne Keshill te rrisin perkrahjen e tyre.
Por ajo qe mund te cilesohet si forcat politike qe ne keto zgjedhje ne qytetin e Shkodres kane shenuar sukses jane LSI e cila nga 4% qe kishte ne 2007 arriti te dyfishonte rezultatin dhe te kapte kuoten e 8% me 4 keshilltar nga 2 qe kishte ne 2007-en. Koalicionet politike te cilat do jene pjese e keshillit te ndara kane arritur te marrin rrespektivisht ne perqindje “Aleanca per qytetarin” ka marre 63% te votave ndersa “Aleanca per te ardhmen” 29% te votave.
Ne “Aleancen per te ardhmen” 6 forca politike do jene pjese e Keshillit Bashkiak te Shkodres me 6 keshilltar ndersa ne “Aleancen per qytetarin” 9 forca politike te cilat do perfaqesohen me 14 keshilltar ndersa PD me 16.

Shkodra, e qete edhe pas zgjedhjeve

Tashme qyteti I Shkodres ashtu si edhe gjate fushates elektorale dhe dites se zgjedhjeve eshte kthyer ne normalitetin I cili e ka karakterizuar cdo here. Kemi pasur nje fushate zgjedhore model me incidentet sporadike te cilat nuk kane cenuar aspakt integritetin e ketij procesi tejet te rendesishem. Tashme me rritjen e temperaturave qytetaret Shkodrane kane filluar te frekuentojne edhe vendet ku klima eshte me e fresket dhe ofron komoditetin e nevojshem per kalimin e disa casteve relaksi. I gjithe ky process I cili ne asnje moment nuk I kaloj kufijt e normales.
Nje fushate qe prodhoj nje rezultat I cili duket se do balancoj edhe forcat politike ne rang rrethi. Qetesia qe karakterizoj gjate gjithe kohes qytetin e Shkodres ishte nje deshmi per gjithe vendin I cili mund te marre si model kete qytet se si mund te zhvillohet nje process shume I rendesishem sic jane zgjedhjet vendore, te cilat pavaresisht rendesise qe kane ne krahasim me ato politike, kete here prodhuan me shume se asgje tjeter loje nervash se sa tensione qe shkaktojne trazira.
Por pas kesaj pranvere te nxehte politike meteorologet paralajmerojne nje vere te fresket dhe me shira. Në raportin e publikuar sot nga kjo drejtori theksohet se gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit Maqedonia, Shqipëria, pjesët perëndimore të Bullgarisë, Greqia Veriore dhe rajoni spanjoll i Kastilios do të përfshihen nga shira të rrëmbyeshëm. Por sic duket kjo nuk do ndikoj ne nivelin e turisteve dhe numrin e tyre ne vendin tone.
Pasi tashme me procesin zgjedhor te edukuar dhe te kulturar qe u deshmua gjate gjithe muajit zgjedhor ne rajonin e Shkodres, rritet edhe siguria dhe deshira per te qene pjese e ketij rajoni dhe per te shijuar pushimet ne nje zone qe tregoj se mbi cdo gje eshte paqja dhe kultura qe dominon.

Saturday, May 14, 2011

Moti, fundjava do jetë e ngrohtë

Këtë fundjavë moti do të jetë i ngrohtë, por i shoqëruar me vranësira në zonat malore.
Por temperaturat pranverore, që arrijnë deri në 29 gradë celsius do të shënojnë një ulje ditën e hënë, ku do të nisin reshjet e shiut në gjithë vendin dhe termometri do të pësojë një ulje prej 3 deri në katër gradë celcius.

E njëjta situatë meteorologjike pritet të vazhdojë deri në mesjavë, ku temperaturat do të pësojnë një ulje të mëtejshme.

Wednesday, May 11, 2011

Drejt fundit numerimi i votave ne qytetin e Shkodres

Numerimi i kutive nga zgjedhjet lokale te zhvilluara me 8 maj vazhdon tashme me ritme normale dhe mendohet se ne oret e mengjesit te dites se neserme do te jete i mbyllur.

Nuk ka asnje surprize ne kryeqendren e veriut pasi kryetari i "Aleances per Qytetarin", Lorenc Luka, po fiton bindshem ndaj konkurrentit te "Aleances per te Ardhmen", Genc Uruçi. Jane numeruar tashme rreth 75 % e votave dhe ne krye eshte Lorenc Luka me 64 % te votave te marra nga qytetaret, perkundrejt 34 % te grumbulluara nga Genc Uruçi.

Procesi i numerimit ka qene i qete dhe pa presione deri ne keto caste, dhe keshtu pritet te mbaroje.

Tuesday, May 10, 2011

Numerimi ecen me ritme te ngadalta ne Shkoder

Në qytetin e Shkodrës, procesi i numërimit te votave ka vijuar me ritme te ngadalta. Deri tani janë 20 kuti të numëruara, ndërkohë që gjashtë të tjerat që do të numërohen në vazhdim pritet të sjellin ndryshimin e rezultatit. Sipas informacioneve të fundit, vihet re një kryesim i fortë i kandidatit të PD Lorenc Luka, me rreth 1500 vota diferencë ndaj atij të PS. Rezultati në fjalë i përket KZAZ-së numër 40. Në Vaun e Dejës ka fituar me ne nje avantazh te vogel kandidati i PD, Gjon Marku, kundrejt rivalit te tij politik dede dodani I cili garonte nen siglen e kualicionit te majte. Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar numërimi për komunën e Bushatit, ku edhe këtu ka rikonfirmuar fitoren Partia Demokratike.

Ne Malesine e Madhe numerimi i votave vazhdon normalisht

Në rrethin e malesise se madhe vijon procesi I numerimit te votave ne kzaz-ne numer 44, deri ne keto momente eshte komuna gruemire e cila eshte fituar nga partia soacialiste me lirim nehanin kandidatin e kualicionit te aleances per qytetarin, por edhe ne komunen e kastratit te rrethit te malesise se madhe ka perfunduar procesi I numerimit te votave ku sovrani ka thene fjalen e tij per partine demokratike dhe kandidatin e tij. Lufte dhe gare e madhe zhvillohet edhe per bashkine me veriore te shqiperise, pikerisht bashkine e koplikut per te cilen kandidojne Ramadan lika nen siglen e spktrit te djathte aleanca per qytetarin dhe nazmi hasani per kualicionin e majte aleanca per te ardhmen. Ramadan lika I pd aktualisht zoteron 1624 nga 5 qendra te numeruara deri tani ndersa ka lene pas rivalin e tij politik me 1345 duke shenuar nje diference prej afro 280 votash atehere kur kane mbetur vetem 2 kuti pa numeruar.

Monday, May 9, 2011

Ne Shkoder numerimi mbahet akoma "peng"

Kutite jane grumbulluar ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi", si dhe ne palestrat sportive te universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe te shkolles 9-vjecare "Xheladin Fishta", por procesi i votimit vazhdon te mbetet i bllokuar.

Ne KZAZ-ne numer 40 te bashkise se Shkodres, ku kandidojne Lorenc Luka i "Aleances per Qytetarin" dhe Genc Uruçi i "Aleances per te Ardhmen", edhe pse kutite u moren qe ne oret e mesnates dhe gjithcka ishte gati per fillimin e numerimit, nje gje e tille akoma nuk eshte e mundur. Arseyja kryesore eshte mungesa e dokumenticionit te komisionereve.

Ne KZAZ-ne numer 42, qe perfshin komunat e zonave malore te rrethit te Shkodres, arsyeja e voneses per fillimin e numerimit te votave sipas kryetarit te ketij komisioni Preke Marku, ka qene mberritja me vonese e bazes materiale nga komunat e largeta te Shales dhe Temalit, por procesi pritet te filloje sapo keto materiale te mberrijne.

Shkodër, nis procesi i numërimit

Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 perqind, ndryshe nga herët e tjera.

Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 përqind e votuesve.

Procesi i votimit dhe i administrimit te materialit zgjedhor ishte shume i mire, ndersa ngerci u pa ne nisjen e procesit të numerimit. Shkak u bene mosmarreveshjet per disa lista.

Saturday, May 7, 2011





Foto nga takimi i te enjtes ndermjet Parlamentit Rinor dhe kryetarit te bashkise,zoti Lorenc Luka se bashku me kryetarin e bashkise se Puglias,zotin Giovanni Brigante.