Monday, May 9, 2011

Ne Shkoder numerimi mbahet akoma "peng"

Kutite jane grumbulluar ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi", si dhe ne palestrat sportive te universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe te shkolles 9-vjecare "Xheladin Fishta", por procesi i votimit vazhdon te mbetet i bllokuar.

Ne KZAZ-ne numer 40 te bashkise se Shkodres, ku kandidojne Lorenc Luka i "Aleances per Qytetarin" dhe Genc Uruçi i "Aleances per te Ardhmen", edhe pse kutite u moren qe ne oret e mesnates dhe gjithcka ishte gati per fillimin e numerimit, nje gje e tille akoma nuk eshte e mundur. Arseyja kryesore eshte mungesa e dokumenticionit te komisionereve.

Ne KZAZ-ne numer 42, qe perfshin komunat e zonave malore te rrethit te Shkodres, arsyeja e voneses per fillimin e numerimit te votave sipas kryetarit te ketij komisioni Preke Marku, ka qene mberritja me vonese e bazes materiale nga komunat e largeta te Shales dhe Temalit, por procesi pritet te filloje sapo keto materiale te mberrijne.

Shkodër, nis procesi i numërimit

Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 perqind, ndryshe nga herët e tjera.

Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 përqind e votuesve.

Procesi i votimit dhe i administrimit te materialit zgjedhor ishte shume i mire, ndersa ngerci u pa ne nisjen e procesit të numerimit. Shkak u bene mosmarreveshjet per disa lista.

Saturday, May 7, 2011





Foto nga takimi i te enjtes ndermjet Parlamentit Rinor dhe kryetarit te bashkise,zoti Lorenc Luka se bashku me kryetarin e bashkise se Puglias,zotin Giovanni Brigante.

Friday, May 6, 2011

Takimi me zotin Lorenc Luka dhe zotin Giovanni Brigante per promovimin e projekteve me te rinjte e te dyja shteteve

Dje, ne oren 9.45, Parlamenti Rinor zhvilloi nje takim me kandidatin per kryetar bashkie te Aleances per Qytetarin, zotin Lorenc Luka, dhe me kryetarin e bashkise se Puglias, zotin Giovanni Brigante, i shoqeruar edhe nga bashkepunetoret e tij.

U nis me nje fjalim nga nenkryetarja e Parlamentit Rinor, duke parashtruar kerkesat dhe pritjet e te rinjve, dhe me pas u ftua zoti Lorenc Luka te shprehte propozimet dhe projektet e tij.Zoti Luka u shpreh i gatshem qe te priste ne zyren e tij te rinjte qe do te vinin me nje ose me shume projekte te vlefshme per zhvillimin e qytetit dhe me e rendesishmja,per berjen sa me te larmishem te jetes se te rinjve me ane te ambjenteve sportive, kulturore dhe sociale.

Zoti Giovanni Brigante gjithashtu foli per projekte qe do te vihen ne zbatim per te ndihmuar zhvillimin e te rinjve ne fusha te ndryshme,si dhe per partneritetet Shkoder-Puglia, te cilat nuk jane te reja, por tashme me nje eksperience disa vjeçare.Gjithashtu zoti Brigante, si sipermarres, u shpreh i gatshem dhe premtoi se do te jape mbeshtetjen e tij te plote per cdo projekt qe ndihmon te rinjte ne qytetin e Shkodres te zhvillohen dhe te aftesohen edhe me tej.

Pjesemarrja ne takim nga ana e te rinjve ishte e larte, fakt ky i cili befasoi dhe habiti per mire mikun nga Italia, i cili qendroi pak me gjate nga ç'ishte planifikuar per tju pergjigjur pyetjeve dhe kerkesave te anetareve te Parlamentit Rinor.

Per me shume do te shtojme se shpejti edhe fotot e takimit, dhe njekohesisht ftojme te rinjte qe jane te interesuar dhe qe akoma nuk jane pjese e Parlamentit Rinor, te drejtohen prane zyrave te organizates per te marre informacion me te hollesishem dhe pse jo, per tu bere pjese e nje organizate e cila ngre zerin e te rinjve aty ku me te vertete fillon ndryshimi.

Wednesday, May 4, 2011

Pershendetje

Ne, stafi i Shkodra-Report, nje grup te rinjsh nga Shkodra kemi marre nismen qe qyteti jone te kete nje blog online ku te mund te shprehen shqetesimet e qytetareve per tema nga me te ndryshmet dhe njekohesisht ne te cilin ne do te kujdesmi qe te promovojme vlerat dhe pikat turistike deri me tani te panjohura jo vetem per turistet por edhe per shqiptaret vete.
Gjithashtu, nje qellim kryesor i ketij blogu eshte informimi i qytetareve me lajmet me te fundit per qytetin dhe per ngjarjet qe zhvillohen, ne menyre qe edhe qytetare nga qytete te tjera te Shqiperise te dine aktivitetet dhe festat e qytetit tone dhe pse jo, te vijne qe te behen pjese e tradites.
Shpresojme qe te kemi sa me shume ndjekes dhe njoftojme se aktiviteti i rregullt i faqes do te filloje brenda disa ditesh.


Ju faleminderit