Dje, ne oren 9.45, Parlamenti Rinor zhvilloi nje takim me kandidatin per kryetar bashkie te Aleances per Qytetarin, zotin Lorenc Luka, dhe me kryetarin e bashkise se Puglias, zotin Giovanni Brigante, i shoqeruar edhe nga bashkepunetoret e tij.
U nis me nje fjalim nga nenkryetarja e Parlamentit Rinor, duke parashtruar kerkesat dhe pritjet e te rinjve, dhe me pas u ftua zoti Lorenc Luka te shprehte propozimet dhe projektet e tij.Zoti Luka u shpreh i gatshem qe te priste ne zyren e tij te rinjte qe do te vinin me nje ose me shume projekte te vlefshme per zhvillimin e qytetit dhe me e rendesishmja,per berjen sa me te larmishem te jetes se te rinjve me ane te ambjenteve sportive, kulturore dhe sociale.
Zoti Giovanni Brigante gjithashtu foli per projekte qe do te vihen ne zbatim per te ndihmuar zhvillimin e te rinjve ne fusha te ndryshme,si dhe per partneritetet Shkoder-Puglia, te cilat nuk jane te reja, por tashme me nje eksperience disa vjeçare.Gjithashtu zoti Brigante, si sipermarres, u shpreh i gatshem dhe premtoi se do te jape mbeshtetjen e tij te plote per cdo projekt qe ndihmon te rinjte ne qytetin e Shkodres te zhvillohen dhe te aftesohen edhe me tej.
Pjesemarrja ne takim nga ana e te rinjve ishte e larte, fakt ky i cili befasoi dhe habiti per mire mikun nga Italia, i cili qendroi pak me gjate nga ç'ishte planifikuar per tju pergjigjur pyetjeve dhe kerkesave te anetareve te Parlamentit Rinor.
Per me shume do te shtojme se shpejti edhe fotot e takimit, dhe njekohesisht ftojme te rinjte qe jane te interesuar dhe qe akoma nuk jane pjese e Parlamentit Rinor, te drejtohen prane zyrave te organizates per te marre informacion me te hollesishem dhe pse jo, per tu bere pjese e nje organizate e cila ngre zerin e te rinjve aty ku me te vertete fillon ndryshimi.
Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment