Edhe pse moti është është ngrohur dhe ditët janë me diell, njerëzit duhet të bëjnë kujdes, për shkak të virozave stinore.
Stina e pranverës, me ngrohjen e menjëhershme të klimës, shoqërohet me luhatje të shumta të temperatura, prandaj duhet treguar kujdes sidomos me fëmijët dhe të moshuarit.
Gjate ketyre diteve megjithe keto ndryshime ne spitalin rajonal te shkodres situata paraqitet e qete dhe nuk ka shtim te fluksit te pacienteve qe drejtohen ne spital.
Shefja e pediatrise ne spitalin e shkodres, doktoreshe Greta Naraçi thote gjate nje interviste per tv1 channel se prinderit duhet te tregojne kujdes ne kete periudhe si ne ushqyerje, veshje apo edhe dalje te femijeve vecanerisht ne oret e drekes.
Numri i personave që shfaqin simptoma të virozave stinore, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, arrin në rreth 12 500, nga të cilat rreth 11 600 janë raste me infeksione. Megjithatë, ky trend konsiderohet i qëndrueshëm, brenda aktivitetit normal sezonal.
No comments:
Post a Comment