Sunday, May 15, 2011

Ne HEC Ashte jane tashme gati per instalim dy turbinat thithese

Turbinat e para për HEC-in e Ashtës kanë mbërritur tashmë në kantierin e hidrocentralit. Deri në vitin 2012, projekt-kompania “Energji Ashta”- një kompani e përbashkët 50/50 mes kompanive VERBUND dhe EVN do të ndërtojë një risi botërore: hidrocentralin më të madh matrix duke përdorur teknologjinë HYDROMATRIX. 

HEC Ashta do të punojë me anën e 90 turbinave të vogla HYDROMATRIX® (me pëmasat e një kabine telefonike) të cilat mundësojnë një shfrytëzim veçanërisht efikas të ujit. Nga viti 2012, në Ashtë do të prodhohen 240 milionë kWh energji elektrike. Në këtë mëyrë 100,000 familje shqiptare do të mund të furnizohen me energji. 

Pas përfundimit të instalimit të tubave thithës së turbinave në Ashta 1, ANDRITZ HYDRO do të instalojë HEC-in HYDROMATRIX mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë. Kjo fazë shënon një gur themeli për procesin e ndërtimit. Secili nga stacionet e HEC-it të Ashtës do të pajiset me 45 njësi gjeneratore HYDROMATRIX. 

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar I hidrocentralit do të jetë mbi 50 MW.  Aspekti i jashtëzakonshëm i konceptit HYDROMATRIX është përputhshmëria me organizimin e projektit falë përmasave kompakte të turbinave-gjeneratore si edhe përdorimi novator i teknologjive të provuara të hidroenergjisë. 

Në këtë sistem modular, disa njësi të vogla gjeneratore janë instaluar në një sitem të tipit matrix, ku secila njësi mund të vihet në punë dhe të mirëmbahet veçmas. Si pasojë, reduktimi i hapësirave do të ketë një përparësi domethënëse, duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme efektet mjedisore dhe kostot e ndërtimit të projektit. Ky projekt i jashtëzakonshëm do ta shndërrojë Shqipërinë në një pikë referimi për sa i përket teknologjisë, çka do të tërheqë shumë ekspertë të këtij sektori për të parë këtë risi teknologjike krijuar nga Energji Ashta. Një vit pas fillimit të ndërtimit puna vazhdon normalisht: 

Në Ashta 1 struktura ndërtimore tashmë e ka arritur lartësinë përfundimtare. Në Ashta 2 tubat e parë thithës janë vendosur që prej muajit shkurt, ndërsa vijon betonimi.

No comments:

Post a Comment