Plazhi i Velipojes duket se duhet te prese qe te nise mbare sezonin turistik per kete vit. Grumbujt e plehrave qe digjen ne gjithe perimetrin e tij dhe brigadat e punetoreve te cilet ndihmojne ne djegien e tyre ne vend qe te pastrohen jane panorama me mbreselenese qe te ofron ky plazh ne kete fillim sezoni i cili le shume per te deshiruar edhe pse nuk ka filluar ende zyrtarisht.
Turistet e paket qe ndodhen ne kete plazh jane te detyruar qe te zhvendosen nga njera pjese e plazhit ne pjesen tjeter, kjo sepse eshte e pa mundur te qendrohet pasi plazhi tashme ndodhet nen pushtetin e tymit te mbeturinave.
Fshati turistik qe ne hyrje te ofron nje panorame tronditese, grumbuj plehrash dhe inertesh te cilat kane vite qe qendrojne aty dhe askush nuk kujdeset per pastrimin e tyre, e nderkaq ajo qe shihet eshte edhe pakujdesi i pushtetit vendor aktual pasi nuk ka marre votebesimin e zones se Velipojes per nje mandat te dyte por edhe i ketij te riut i cili ende nuk ka marre mandatin.
Plazhi i Velipojes eshte plazhi me i madh dhe me i rendesishem ne rivieren shqiptare. Me nje gjatesi prej 14 km i gjithi me rere te imet, plehrat dhe grumbujt e inerteve e prishin se tepermi imazhin e ketij plazhi, i cili gjate vitit te kaluar eshte vizitituar nga mbi 100 mije turiste, numri me i madh i te cileve eshte kryesisht nga Kosova.
No comments:
Post a Comment