Stina e veres bashke me temperaturat e larta sjell edhe rritjen e fluksit te turisteve qe vizitojne vendin tone, duke shenuar bumin me te larte pergjate nje viti.
Sipas te dhenave te zyres se informacionit turistik ne Shkoder gjate nje jave numri i turisteve qe vizitojne kete zyre shkon ne 40 persona, ku bie ne sy vizita e grupeve te vogla me 2-3 persona apo familjare.
Numri me i madh i turisteve qe vijne ne veriun shqiptar, Shkoder dhe zonat perreth i perket shtetasve gjermane, angleze, irlandeze dhe franceze, por nuk bejne perjashtim as ato nga shtetet ballkanike dhe SHBA.
Zonat e virgjera Alpine jane me te preferuarat e ketyre grupeve, ku per keto zona kerkohet edhe informacioni me i madh si psh Koman – Fierze, apo Theth – Razem, qe shenojne numrin me te madh te vizitoreve sidomos gjate stines se veres.
Per orientimin e ketyre te fundit kjo zyre ofron harten e Shkodres, te Shqiperise si dhe guiden turistike te qytetit qe permban te gjitha sherbimet nga hotelerite e deri tek pikat ambulatore, duke u dhene mundesine turisteve te zgjedhin sipas deshires dhe informacionit qe te marrin sherbimin me te mire.
Kjo zyre informon se hotelet luksoze ne qytet i kane rritur prestigjin turizmit, duke prezantuar nje tjeter figure tek turistet qe vizitojne rajonin e Shkodres. Pasurite e rralla natyrore dhe larmishmeria e ofertave qe ofron qarku i Shkodres, nga deti, tek liqeni dhe malet kane bere qe pergjate nje viti, te jete nje nder zonat me te preferuara te turisteve te cilet e fusin ne listen e destinacioneve qe shkelin ne Europe.
Kjo zyre qe prej hapjes se saj ne muajin mars te vitit 2009 nga ana e bashkise Shkoder ka dhene jo pak informacion per turistet e huaj por mungesa ne materialet qe ka eshte e dukshme, ku guida turistike vijon te jete e pajisur me informacione jo te sakta dhe me prezantime qe nuk jane me pjese e veprimtarise se fundit te qytetit.
No comments:
Post a Comment