Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Thursday, May 19, 2011
Projekti per liqenin e Shkodres nga shkolla e mesme "Shejnaze Juka"
Resurset e qytetit tim –Liqeni I Shkodres, ka qene titulli I projektit mesimor te organizuar nga vitet e katerta te shkolles se mesme te gjuheve te huaja Shejnaze Juka. Ne kuader te ketij organizimi nxenesit kishin mbledhur informacion dhe marre pamje nga qyteti i Shkodres dhe resurset natyrore qe e rrethojne e ne vecanti per liqenin e Shkodres.Ne sallen e rinise te kesaj shkolle nxenes dhe mesues se bashku qendruan per disa minuta per te pare dokumentarin e liqenit te shkodres te realizuar nga vete nxenesit e kesaj shkolle me ane te te cilit edhe nxenesit qe nuk ishin pjesmarres ne realizimin e ketij dokumentari te njihen edhe permes pamjeve me vlerat fiziko gjeografike dhe biodiversitetin e liqenit te Shkodres.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment