Cdo dite e me shume shtohet numri i hyrje-daljeve ne piken e perbashket te kalimit kufitar te Muriqanit, ne te cilen gjate kesaj fundjave eshte shenuar edhe numri rekord I hyrje-daljeve gjate gjithe ketij muaji.
Keshtu vetem gjate dites se sotme ne vendin tone permes kesaj pike kalimi kufitar kane hyre dhe dale mbi 300 automjete, e ndersa sa i perket autobuseve me destinacion pikat turistike ne rajonin tone kane qene te shumte. Pervec kesaj nje numer i madh automjetesh qe hyjne permes kesaj pike kufitare kane si destinacion Kosoven, kjo per faktin se favorizohen tashme edhe nga autostrada e kombit por edhe nga ndertimi i ures se re te Bunes.
Ndertimi i ures se re te Bunes dhe leshimi i saj per qarkullimin e automjeteve verehet me se shumti ne numrin ne rritje te autobuseve te cilet tashme kane si destinacion vendet e ndryshme te Europes dhe te Shqiperise, duke bere qe te anashkalohet edhe porti detar i Durresit, por duke shfrytezuar akset rrugore drejte vendeve te perendimit.
Gjithsesi numri ne rritje i automjeteve ne kete kohe krahasuar me nje vit me pare arrin ne 20% me shume cka do thote se masat qe duhet te merren ne kete pike kalimi kufitar duhet te jene me te medha se deri tani nga dy palet, si nga ajo shqiptare ashtu edhe nga ajo malazeze.
No comments:
Post a Comment