Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Tuesday, May 10, 2011
Numerimi ecen me ritme te ngadalta ne Shkoder
Në qytetin e Shkodrës, procesi i numërimit te votave ka vijuar me ritme te ngadalta. Deri tani janë 20 kuti të numëruara, ndërkohë që gjashtë të tjerat që do të numërohen në vazhdim pritet të sjellin ndryshimin e rezultatit. Sipas informacioneve të fundit, vihet re një kryesim i fortë i kandidatit të PD Lorenc Luka, me rreth 1500 vota diferencë ndaj atij të PS. Rezultati në fjalë i përket KZAZ-së numër 40. Në Vaun e Dejës ka fituar me ne nje avantazh te vogel kandidati i PD, Gjon Marku, kundrejt rivalit te tij politik dede dodani I cili garonte nen siglen e kualicionit te majte. Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar numërimi për komunën e Bushatit, ku edhe këtu ka rikonfirmuar fitoren Partia Demokratike.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment