Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Thursday, May 19, 2011
Institucionet vendore i rikthehen normalitetit
Institucionet vendore te Shkodres i jane rikthyer qe pas shpalljes se rezultatit final te zgjedhjeve vendore te 8 Majit, normalitetit. Ndryshe nga vorbulla qe ka perfshire kryeqytetin, institucionet e shkodres si keshilli i qarkut, prefektura dhe bashkia kane kthyer syte nga puna e perditshme duke qendruar larg rrymave te tensionuara qe kane perfshire Tiranen zyrtare. Ditet e punes jane normale me ato te para zgjedhjeve ku energjite ishin perqendruar tek fushata elektorale. Zyrtare te ketyre institucioneve thone se momentalisht po shqyrtohen projektet te cilat do te zbatohen pergjate ketyre muajve. Ne bashkine Shkoder po zberthehet nga grupet e punes programi elektoral i shpalosur nga kryebashkiaku Luka, i cili parashikon nderhyrjet per kater vitet ne vijim. Por administrata edhe pse vijon normalisht punen, ajo eshte ne pritje te certefikimit te fituesit Luka, i cili si koleget e tij ne te gjithe vendin prêt qe KQZ ti kthehet normalitetit dhe te perfundoje kete procesure, kur kane kaluar 10 dite nga data e zgjedhjeve. Si cdo pale zgjedhje, edhe keto te fundit sollen ne ditet e numerimit te votave perqendrimin e vemendjes se administrates tek rezultati, i cili pas zyrtarizimit solli kthimin e tyre te qete ne vendet e punes. Ne te tre keto ambjente gjate kesaj te merkure mbizoteronte nje qetesi dhe heshtje, e cila te ngjante me nje dite pushimi, por qe ne te vertete ishte rutina e perditshme e punes brenda zyrave perkatese. Kjo qetesi vjen para certefikimit te Lukes, qe se bashku mund te sjelle edhe te reja Brenda institucioneve, sic jane emrat e rinj qe mund ti bashkohen administrates, e bashke me to edhe largimet e mundeshme. Sipas gjasave, ndryshimet ne strukturat e administrates se institucioneve lokale, do te fillojne nga drejtues te veçante te tyre.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment