Tashme qyteti I Shkodres ashtu si edhe gjate fushates elektorale dhe dites se zgjedhjeve eshte kthyer ne normalitetin I cili e ka karakterizuar cdo here. Kemi pasur nje fushate zgjedhore model me incidentet sporadike te cilat nuk kane cenuar aspakt integritetin e ketij procesi tejet te rendesishem. Tashme me rritjen e temperaturave qytetaret Shkodrane kane filluar te frekuentojne edhe vendet ku klima eshte me e fresket dhe ofron komoditetin e nevojshem per kalimin e disa casteve relaksi. I gjithe ky process I cili ne asnje moment nuk I kaloj kufijt e normales.
Nje fushate qe prodhoj nje rezultat I cili duket se do balancoj edhe forcat politike ne rang rrethi. Qetesia qe karakterizoj gjate gjithe kohes qytetin e Shkodres ishte nje deshmi per gjithe vendin I cili mund te marre si model kete qytet se si mund te zhvillohet nje process shume I rendesishem sic jane zgjedhjet vendore, te cilat pavaresisht rendesise qe kane ne krahasim me ato politike, kete here prodhuan me shume se asgje tjeter loje nervash se sa tensione qe shkaktojne trazira.
Por pas kesaj pranvere te nxehte politike meteorologet paralajmerojne nje vere te fresket dhe me shira. Në raportin e publikuar sot nga kjo drejtori theksohet se gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit Maqedonia, Shqipëria, pjesët perëndimore të Bullgarisë, Greqia Veriore dhe rajoni spanjoll i Kastilios do të përfshihen nga shira të rrëmbyeshëm. Por sic duket kjo nuk do ndikoj ne nivelin e turisteve dhe numrin e tyre ne vendin tone.
Pasi tashme me procesin zgjedhor te edukuar dhe te kulturar qe u deshmua gjate gjithe muajit zgjedhor ne rajonin e Shkodres, rritet edhe siguria dhe deshira per te qene pjese e ketij rajoni dhe per te shijuar pushimet ne nje zone qe tregoj se mbi cdo gje eshte paqja dhe kultura qe dominon.
No comments:
Post a Comment