Edhe kete vere rruga qe te drejton ne kalane °Rozafa° do te jete e destinuar ti prese turistet me imazhin me te keq te saj, e degraduar dhe e lene ne harrese.
Pak dite para zgjedhjeve vendore ne pikun e fushates ne te u be marria e radhes, vetem pak kilometra shijuan nje shtrese te hodhe asfalti, si per te ngjallur shpresat e banoreve te kesaj zone.
Jashte kamere te lodhur nga apelet e herepashershme ne media ata thone se ky ishte premtimi i radhes qe do te zhytet serish ne sirtare. Por ajo shtrese as nuk mbuloi gropat dhe as ndryshoi realitetin e kesaj rruge, por vetem tregoi se ata qe kane ne dore te bejne dicka, kur kane nevoja i gjejne mundesite, ndersa me pas te lene serish ne harrese.
Ky sezon veror turistik qe e kthen kalane °Rozafa° ne nje nga destinacionet me te preferuara do te kete te njejten panorame me vitet e shkuara, duke mos iu pergjigjur cuditerisht as thirrjes se kryeminitrit Berisha, Shqiperia turistike me infrastrukture moderne.
Kritiken per keto pak kilometra rruge ne gjendje te mjeruar e jep edhe nje nga mesuesit qe shoqeronin nje grup nxenesish nga Tirana, qe vinin per te vizituar kalane shekullore.
Ai thote se keto vlera te historise sone duhet te jene ne qender te vemendjes nga te gjitha palet. Rruga °Qafe Kala° ka qene disa here objekt i kronikave tona, qe kane pasqyruar gjendjen e mjeruar te kesaj rruge dhe apelin e banoreve per nderhyrje.
Sot ato pak kilometra te shtruara jane as me shume e as me pak vecse nje tallje me vlerat turistike dhe dinjitetin e banoreve qe jane pjese e qytetit dhe si te tille duhen trajtuar edhe me investime.
No comments:
Post a Comment