17 parti politike do jene pjese e keshillit te ardheshem Bashkiak te Shkodres nga 15 qe ishin ne mandatin e kaluar. Keshtu forcat politike qe kane shenuar rritje ne nivel qyteti ne keto zgjedhje jane LSI, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, si dhe Partia Demokratike e cila duke llogaritur ne perqindje ka shenuar nje rritje prej 3 % ndersa nga ana tjeter Partia Socialiste e cila mesohet se do kete nje perfaqesim me 6 keshilltar ne Keshillin Bashkiak ka nje renie ne perqindje me rreth 3% te votave.
Po keshtu renie si shkak edhe I numrit ne rritje te zgjedhesve kane pesuar Parti Demokristiane nga 7.55% ne 4%, ndersa ne perqindje ka pesuar renie edhe Partia Republikane ne krahasim me 2007 nga 11% ne 9% por krahasuar me numrin e votave kjo force politike qe ka marre numrin e njejte te votave me 2007. Forcat politike qe do jene pjese e Keshillit Bashkiak te ndara ne dy koalicione dhe 2 parti politike qe kane garuar jashte koalicionit PMDL dhe PBDNJ do synojne qe permes pjesemarrjes ne Keshill te rrisin perkrahjen e tyre.
Por ajo qe mund te cilesohet si forcat politike qe ne keto zgjedhje ne qytetin e Shkodres kane shenuar sukses jane LSI e cila nga 4% qe kishte ne 2007 arriti te dyfishonte rezultatin dhe te kapte kuoten e 8% me 4 keshilltar nga 2 qe kishte ne 2007-en. Koalicionet politike te cilat do jene pjese e keshillit te ndara kane arritur te marrin rrespektivisht ne perqindje “Aleanca per qytetarin” ka marre 63% te votave ndersa “Aleanca per te ardhmen” 29% te votave.
Ne “Aleancen per te ardhmen” 6 forca politike do jene pjese e Keshillit Bashkiak te Shkodres me 6 keshilltar ndersa ne “Aleancen per qytetarin” 9 forca politike te cilat do perfaqesohen me 14 keshilltar ndersa PD me 16.
No comments:
Post a Comment