Ashtu si vitet e shkuara edhe sivjet, ne zonat turistike, Drejtoria e Shendetit Publik do te kete planin e masave për sezonin turistik, ku fokusim kryesor do të jetë kujdesi ndaj pacientit 24 orë, si dhe shtimi i kapaciteteve në sektorin e burimeve njerëzore.
Te shperndare me grafike te vecante ne keto muaj, mjeket do te ofrojne sherbim pa nderprerje ne qendrat shendetesore, ndersa rastet me emergjente me autoambulanca do te sillen prane spitalit rajonal shkoder.
Drejtoresha e DSHP, Irena Shestani thote gjate nje interviste per tv1 channel se plani i masave kete vit synon te jete me i mireorganizuar se a ii viteve te shkuara. Një tjetër rregull i fortë i sektorit të shëndetësisë lidhet me kontrollin e ujit të pijshëm.
Nga qershori në shtator, punonjësit e shëndetit publik do të kontrollojnë cilësinë dhe ndotjen e ujit të pijshëm, në disa pika duke nisur nga burimi, rrjedhën në kanalizime e derisa të mbërrijë në çezma.
Vitin e shkuar shumë bare dhe restorante, por dhe drejtues të drejtorive të shëndetit publik nëpër rrethe, të cilët nuk zbatuan rregullat e përcaktuara nga institucionet qendrore mjedisore dhe shëndetësorë u penalizuan me gjoba dhe me paralajmërim për pezullim nga detyra.
Si çdo fillim sezoni turistik në vendin tonë institucionet përforcojnë rregullat në zonat e plazheve. Masat me imediate kanë të bëjnë me kontrollet për cilësinë e ujit të pijshëm, sistemimin e kanalizimeve me qëllim që të mos derdhen ujërat e zeza në dete apo liqene, por dhe për baret dhe restorantet, të cilat nuk duhet të shqetësojnë pushuesit pas mesnatë me muzikë.
No comments:
Post a Comment