|
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ka pritur në zyren e tij, përfaqësuesit e shoqatës kosovare “Eksodi ' 99”. Kjo shoqatë me qendër në qytetin e Mitrovicës , Kosovë, ka zhvilluar një ndalësë në qytetin e Shkodrës në kuadër të përkujtimit të Eksodit Masiv të popullsisë kosovare gjatë vitit 1999.
Në fjalën e tij përshëndetëse për miqtë nga Mitrovica , kryetari i bashkisë z. Luka i ka falenderuar miqtë për veprimtarinë kujtimore për vuajtjet e popullit të Kosovës, si dhe për iniciativen e tyre në përzgjedhjen edhe të qytetit të Shkodrës si pjesë e kësaj simbolike
Njëkohësisht kryebashkiaku Luka u ka pohuar miqve nga Kosova, se akoma janë të freskëta në mendjen e qytetarëve shkodranë, ndihmat e mëdha dhe mbështetjen që populli i Kosovës , duke përfshirë edhe rajonin e Mitrovicës, kanë dhënë gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar. Solidariteti i madh mes dy vendeve tona në raste të tilla fatkeqësishë natyrore nuk ka nevojë për simbolika, pasi ajo buron nga shpirti i shqiptarit nga gjaku i jonë i përbashkët , u ka pohuar atyre Luka
Ndërsa Mehmet Tahiri kryetari i kësaj Shoqate, gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka ka pohuar se qëllimi i kësaj nisme ishte se :"Duke përkujtuar vuajtjet e eksodit masive të vitit ' 99 do të na shërbejnë për të mos harruar të kaluaren tonë dhe njëkohësisht të mendojmë për të ardhmen" , vetëm kështu ne do të mund të ecim të sigurtë përpara ka pohuar Tahiri.
Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, simbolika e eksodit është menduar që të mos jetë e përqëndruar vetëm në qytetin e Kukësit siç ka ndodhur vitet e shkuara , por ajo është menduar që te zgjerohet edhe më tej, duke filluar me Kukësin dhe duke vazhduar me Shkodren dhe duke përfunduar në qytetin e Vlorës.
Kanë qenë të gjithë qytetet shqiptare të cilat kanë treguar respekt mirënjohje dhe mikpritje gjatë eksodit masiv që kaloi Kosova në vitin 1999, ka përfunduar fjalen e tij z. Tahiri
Përpara takimit me kryetarin e Bashkisë, grupi i shoqatës së vullnetarëve "Eksod ' 99" ka bërë një marshim demonstrativ në rrugen kryesore të qytetit të Shkodrës, duke risjellë në mendjen e të gjithë qytetarëve shkodranë atë ngjarje të rëndë dhe dramatike që përjetuan qytetarët e Kosovës gjatë këtij Viti. |
|
No comments:
Post a Comment