Kjo eshte panorama ne nje prej zonave turistike te qytetit te shkodres, Shirokes pak dite para hapjes zyrtare te sezonit turistik. Ka mjaftuar rritja e tempraturave qe pushuesit e pare te shijojne freskine e ujit te liqenit, por bashke me te edhe papastertite qe vijojne te qendrojne stok prej muajsh ne bregun e vijes liqenore.
Ne nje pjese te mire te tyre u nderhy me nje fond prej 3 milion lekeve te vecante te bashkise Shkoder per fazen post permbytje, duke pastruar vijen liqenore ne nje gjatesi 8 km, por serish ne zona te vecanta Shiroka, noton ne mbeturina.
Sic duket edhe sivjet kjo zone turistike me vlera te radha, nje nder pasurite me te cmuara te qytetit do te prese turistet vendas dhe te huaj me te njejten panorama si sezonet e shkuara. Perkujdesja ndaj shirokes ka qene minimale aq sa ne gjithe keto vite, ajo vecse eshte degraduar me shume, duke u mbuluar nga shkurret ne breg e ku te besh plazh kane mbetur pak hapesira.
U fol se per kete zone do te vinte ndryshimi, por edhe ne keto dite maji ai nuk po shihet dhe gjithcka sic duket ka mbetur ne leter.
Numri i turisteve qe e frekuentojne kete zone dhe ambjentet private eshte i konsiderueshem dh emri i Shirokes eshte nder me te lakuarit, por sa i perket investimeve vijon te jete me i harruari ne te gjithe keto vite. Serioziteti i diteve te vrullshme te pastrimit u shua menjehere gjate fushates dhe pas zgjedhjeve vendore te cilat shperqendruan vemendjen tek mandatet dhe jo rezultatet e shume puneve te nisura.
No comments:
Post a Comment