Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Thursday, May 19, 2011
Mungon respekti ndaj rregullave te qarkullimit rrugor
Vijat e bardha per kalimin e kembesoreve ne qytetin e Shkodres ne te shumten e raste as qe respektohen fare nga vete kembesoret. Por ajo qe shqeteson ne keto moment me se shumti eshte parkimi I gabuar I automjeteve qe nuk respektojne ne asnje moment vijat e bardha te kembesoreve. Por parkimit te automjeteve ju shtohet edhe vendosja e hekurave per lidhjen e bicikletave perpara dyqaneve dhe lokaleve neper Shkoder. Bllokimi I kalimeve per kembesoret duhet te ndermerret me hapa konkret qoft me penalizimin e subjeketeve te cilat vendosin hekurat ne te cilat vendosen bicikletat. Bllokimi I cili ne shume raste perben rrezik per kalimtarin I cili ne Shkoder ne te vertete eshte shume pak I kujdeshem, e po kaq te pa kujdeshem jane edhe drejtuesit e mjeteve. Mos rrespektimi I rregullave ne qarkullim dhe bllokimi I ketyre kalimeve per kembesoret jane fenomene negative qe po zhvillohen dita dites ne qytetin e Shkodres qe po prishin imazhin e infrastructures e cila ka pesuar ndryshime positive keto vitet e fundit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment