Sunday, May 22, 2011

Unaza vazhdon te jete nje problem

Edhe pse u realizua nje nderhyrje pak muaj me pare serish unaza e qytetit te shkodres vijon te prezantoje nje imazh te shemtuar dhe te rrezikshem per drejtuesit e mjeteve dhe kalimtaret. Pusetat ne mes te rruges vijojne qe nje pjese te jene te hapura ndersa pjesa tjeter te demtuara, e te dala disa centimeter mbi bazamentin e rruges duke u bere shkak edhe per aksidente, qe mund te vijne nga humbja e kontrollit qe mund te shkaktojne keto te fundit.

Shqetesimi per cilesine e punimeve eshte ngritur disa here ne kronikat e lajmeve, qe me perfundimin e unazes, por nderhyrjet kane qene qesharake dhe te pajustifikuara per vleren e ketij investimi. Gjate gjithe gjatesise se unazes nga kryqezimi ne Rus e deri ne dalje te qytetit, ne Bahcallek, pusetat ne kete segment jane jashte cdo standarti, ku ketij te fundit i shtohen edhe vjedhjet e herepashershme nga persona te papergjegjshem.
Rreziku ne kete arst rritet sidomos gjate nates ku nje pakujdesi e vogel dhe mund  te perfundosh brenda ketyre pusetave.  Por ky nuk eshte problemi i vetem ne kete unaze, pasi edhe vijezimi ne te eshte fshire pothuajse i teri, duke bere qe orientimi i drejtuesve te jete i veshtire. Aq me teper rreziku i aksidenteve rritet, kur ne kete segment ndodhet edhe nje shkolle 9 vjecare dhe prane saj vizat e bardha te kalimtareve jane pothuajse te fshira teresisht.
Ky projekt i rendesishem per qytetin, investim i qeverise shqiptare qe kap shifren e mbi 300 milion lekeve ne total ka hasur ne jo pak raste gjate ndertimit te saj ne nje mori problemesh. E keto nuk i ndahen as pas perfundimit duke e shoqeruar cdo dite me te tjera probleme, cka e bejne kete segment te mbaje numrin rekord per cilesi te dobet punimesh qe e veren ne te gjithe gjatesine e saj.
Nuk mund te mos vihet ne dukje se kujdesi per mirembajtjen e investimeve eshte minimal per te mos thene aspak, por nuk     qendron pas as dorezimi i tyre me shume te tjera, duke e bere ne kompleks investimin te deshtuar ne disa aspekte. Kjo situate po ben qe disa objekte edhe pse nuk kane me shume se 2 vite rikonstruksion, sot rrezikojne te kthehen edhe me keq se ne gjendjen e meparshme.

No comments:

Post a Comment