Monday, August 1, 2011

Fillon shkolla verore e ekoturizmit ne universitetin "Luigj Gurakuqi"

E kthyer tashme ne tradite, per te gjashtin vit ne Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" hapet shkolla verore për Ekoturizem.
 Inisiativa e ndermarre nga profesore dhe akademike te njohur te qytetit te shkodres, do te vihet ne jete nga 22 gushti deri me 10 shtator.
 Mahir Hoti, drejtor ekzekutiv i shkollës verore shpjegon per tv1 channel se risia e ketij viti eshte futja si lende me zgjedhje dhe të vendoset në planin mësimor të programeve të studimit të fakulteteve përkatëse për vitin akademik 2011-2012.
Ekoturizmi dhe turizmi rural, turizmi Alpin, Marketingu ne Ekoturizem apo turizmi ujor ne rajonin nderkufitar te liqenit te shkodres jane disa nga temat qe do te preken ne kete shkolle. Studentet frekuentues pervec leksioneve do te kryejnë praktikë në disa zona, kjo për të prekur nga afër vlerat turistike të vendit. 
Në përfundim të Shkollës Verore, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë, lëshuar nga Universiteti dhe drejtuesit e kësaj shkolle. Regjistrimet do te vijojne deri ne 30 korrik. Drejtuesit e ketij projekti synojne qe kjo shkolle te kthehet ne tradite me te gjere duke njohur rritje vit pas viti.

Rregjisrohen 480 biznese te reja ne gjysmen e pare te vitit 2011

6 mujori i pare i ketij viti ka shenuar nje rritje te numrit te bizneseve te reja te regjistruara ne Shkoder ne proporcion me ato qe kryejne ç’regjistrim te aktivitetit te tyre.
Te dhenat e raportuara ne drejtorine e tatimeve Shkoder shenojne ne bilancet e tyre edhe nje numer te konsiderueshem biznesesh te cilat kane kaluar pasive ne aktivitetin qe ushtrojne, kjo per nje sere arsyesh.
Drejtoresha e sherbimit per tatimpaguesin prane drejtorise se tatimeve, Brikela Rroji detajon shifrat e regjistruara ne kete institucion gjate nje prononcimi per tv1 channel. Referuar te dhenave te 6 mujorit te pare te vitit 2010, luhatjet jane teper te vogla, duke treguar se raportet mbesin ne te njejtat nivele me ato te 6 mujorit te pare te 2011.
Duke patur parasysh se 6 mujori i pare kishte brenda tij zgjedhjet vendore te 8 Majit dhe nje sere zhvillimesh negative ne politiken vendase, shifrat jane optimale per tatimet ne vend.
Kjo bazuar ne pervojen e meparshme, ku ne nje vit zgjedhor pothuajse perhere te dhenat jane me te zbehta. Megjithate kriza ekonomike globale eshte nje tjeter faktor qe ka patur ndikimin e vet ne kete drejtim.

4500 vende mbesin bosh ne universitetet publike !

Plot 4 500 vende duket se janë të sigurta që do të mbeten të lira në universitetet publike të vendit, pas fazës së regjistrimit paraprak. Këto kuota vakante do të krijohen nga maturantët që kanë aplikuar për të vijuar studimet e larta jashtë Shqipërisë, që sipas Agjencisë Kombëtare të Pranimeve janë 4 500. Këta të rinj shpallen në listat e fituesve të universiteteve për procedurë, që t’u verifikojnë universiteteve të huaja se i janë nënshtruar provimeve të Maturës në vendin tonë, dhe se kanë rezultuar fitues.
Ndaj të gjithë këta të rinj, pas daljes së listës paraprake të fituesve, do të nisin rrugën e studimeve për jashtë vendit, duke i lënë shansin bashkëmoshatarëve që të plotësojnë vendet e tyre. Në fakt kjo është edhe një nga arsyet pse regjistrimet në universitete bëhen me dy faza. Gjatë fazës së parë, shumë maturantë të regjistruar në universitetet publike, të shpallur fitues në listat paraprake, vendosin të konkurrojnë për studime jashtë vendit dhe largohen.
Kandidatë të tjerë të regjistruar po në universitetet publike të vendit vendosin të ndjekin studime në universitete private. Kandidatë të tjerë nuk dëshirojnë më të vazhdojnë studimet e larta. Të gjithë këta kandidatë lënë kuota vakante (vende bosh) që plotësohen nga kandidatë të tjerë. Pikërisht për të marrë këtë informacion dhe për të evituar bllokimin e kuotave kërkohet regjistrimi paraprak. Pas marrjes së këtij informacioni hiqen nga lista të gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar paraprakisht brenda afatit kohor të përcaktuar. Vitin e kaluar, lista e kandidatëve fitues të regjistrimit përfundimtar tregoi se të gjithë kandidatët që kishin fituar në preferencën e tyre të parë, mbeten po aty fitues. Pra, sipas parimit Meritë-Preferencë, asnjë kandidat nuk zbret në preferencë.
Po ashtu, shumica e fituesve në preferenca të tjera, mbetën fitues në po ato preferenca ku ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak, ndërsa një pjesë e fituesve, në sajë të vendeve bosh nga mosregjistrimi në fazën e parë, u ngjitën në preferencë. Për shembull, nëse në regjistrimin paraprak ishin shpallur fitues në degën e shtatë, u ngjitën në preferencën e gjashtë apo të pestë. Madje, një vit më parë pati nga ata kandidatë që nuk ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak dhe u shpallën fitues në regjistrimin përfundimtar, falë vendeve bosh të lëna nga regjistrimi paraprak.

Saturday, July 23, 2011

Ne Shkoder do te vendosen edhe matesat e ujit te pijshem

Pajisja e qytetareve me matesat e ujit eshte nje nga pikat ku ujesjelles kanalizime ne Shkoder po punon aktualisht per te hartuar nje plan te detajuar pune. Kjo lidhur me kushtet e reja qe parashikon kontrata e re e ujit dhe kritikave qe institucionet monitoruese kane dhene ne kete drejtim per vendin tone. Drejtoresha e ujesjelles kanalizime Shkoder, Sabahet Vidhaj thote gjate nje interviste per tv1 channel se sipas kontrates se re eshte vete klienti qe duhet te kontribuoje per koston e vendosjes se matesave te ujit. Ajo shkon me tej kur detajon numrin e matesave qe ky institucion ka aktualisht ne dispozicion nga donacionet e dhena dhe nevojat qe ka i gjithe qyteti.Momentalisht qytetaret shkodrane pagesat e faturave te ujit te pijshem i bejne ne baze te perllogaritjeve afrofe. Çmimi qe paguan nje familjeje me kater anetare ne muaj eshte 1200 leke te reja, apo 316 leke per fryme. Nderkohe qe numri i familjeve te pajisura me mates eshte shume i vogel, madje numri me i madh jane biznese qe kane bere vete kerkesen prane drejtorise se ujesjelles kanalizime qytet. Me zbatimin e kesaj kontrate te re faturimi i ujit te pijshem do te behet ne raport me ate qe nje familje harxhon.

Shqiperia me mesatare 1 mjeku per 1000 banore sipas nje studimi te "Open Data"

Vitet e fundit ne Shqiperi kane perkeqesuar raportin e numrit te mjekëve për banorë, ku shifrat flasin per nje renie te tyre krahasuar me vitet e meparshme. Mbeshtetur ne te dhenat zyrtare të Bankës Botërorë dhe OBSH-së, “Open Data Albania” ka analizuar situaten aktuale ne vendin tone ku ka dale ne konkluzionin se ne Shqiperi  ka 1,15 mjekë për 1 mijë banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000, pra 17.5 % më pak. Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 për 1 mijë banorë në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1000 banorë në Greqi. Ndersa krejt e kunderta ndodh kur ky raport behet mes infermiereve dhe numrit te popullsise, qe rezulton te jete 4 infermiere për 1000 banorë. Nje tjeter problem vijon te jete numri i shtretërve spitalorë, i cili është një tregues i kapacitetit të institucioneve shëndetësore të një vendi, sidomos në situata emergjencash. Në vend rezultojnë vetëm 2.92 shtretër spitalorë për 1000 banorë. Krahasuar me vitin 2000 kjo shifër është ulur me 11%. Edhe ky tregues nëse krahasohet me vendet e rajonit është më i ulët. Në Maqedoni numri i shtretërve për 1,000 banorë është 4.6, në Serbi 5.4 dhe në Greqi 4.8. Por pritshmëria nga ana tjetër është positive nga ana e drejtuesve te shendetesise. Kjo lidhet sipas tyre me rritjen e numrit të spitaleve private në Shqipëri, qe pritet te sjelle një rritje te treguesve të mësipërm, si dhe një rritje e cilësisë së shërbimit shëndetësor në përgjithësi. Nderkohe paralelisht lidhur me kete situate drejtuesit e bluzave te bardha kane dhene se fundmi nje tjeter urdher.  Nëse mjeku do të do të vërtetohet se gjatë orarit të punës nuk është në vendin e punës dhe shkon e kryen një aktivitet tjetër, menjëherë i pritet kontrata e punës. Drejtoria Spitalore në Ministri dhe Drejtoria e Spitalit perkates do të rrisin kontrollet ndaj punës së mjekëve brenda orarit të përcaktuar në kontratë, ndërsa shërbimi i mjekut roje do te publikohet ne websitin e cdo spitali.

Thursday, July 21, 2011

Kerkesa per energji elektrike rritet çdo vit me rreth 8 %

Çdo vit ne vendin tone kerkesa per energji elektrike eshte rritur me 8%, sipas eksperteve te Entit Rregullator te Energjise, duke shenuar nje trend ne rritje nga 1990 e deri me sot. Por paralelisht kjo rritje po shton edhe domosdoshmërinë e gjetjes së burimeve të reja prodhuese. Kjo është edhe arsyeja kryesore e dhënies me koncesion të mbi 103 HEC-ve, por edhe zbatimit të projekteve të tjera madhore, si HEC-i i Kalivaçit, TEC-i i Vlorës, kaskada e Devollit, HEC-i i Ashtës etj.
Studimet e fundit kane treguar sipas vete kryeministrit Berisha se vendi yne ka mundesi te ndertoje 443 HEC locale. Mbi 2.1 miliardë euro janë investuar në këto projekte, të cilat jo vetëm do të plotësojnë kërkesat e vendit për energji elektrike, por edhe per eksport rajonal.
Te dhenat rendisin ne krye te listes konsumatorët familjarë si përdoruesit kryesorë të energjisë elektrike në vendin tonë. Në vitin 1990 industria absorbonte 50% të burimeve të energjisë dhe 17% në vitin 2001.
Sektori që ka njohur rritje të vazhdueshme të konsumit të burimeve energjetike është transporti, i cili në vitin 1990 konsumonte 6% të totalit, ndërkohë që në vitin 2001 ka arritur në vlerën 44%. Sektori i banesave konsumonte 14.6% në vitin 1990 dhe në vitin 2001 është rritur në 21%. Sektori i shërbimeve ka pasur rritje nga 5.4% që konsumonte më 1990, ka arritur në 16.5% në vitin 2001. Peshën kryesore e ka sektori i banesave.
 Gjithmonë e më shumë po vihet re një tendencë e fortë në drejtim të rritjes së konsumit të energjisë elektrike për ngrohje edhe pse në disa raste ekzistojnë mundësi të tjera të përdorimit të burimeve alternative energjetike. Kjo ka sjelle edhe dobesimin e rrjetit ne drejtimet e tjera. Sot pike kryesore orientuese e qeverise Shqiptare eshte ndertimi i hidrocentraleve jo vetem per te plotesuar nevojat e vendit por edhe per eksport, pasi energjia nga burimet ujore eshte e paster dhe e favorshme per poziten qe ka vendi yne.

58-vjeçari nga Puka vdes duke mbledhur skrap !

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pukë. 58-vjecari Gjin Muslia ka humbur jetën aksidentalisht i zënë brenda rrënojave të një ndërtese të vjetër, ku po nxirrte skrap. 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mzi të rrethit të Pukës, ku shembja e banesës ka zënë brenda 58-vjecarin. Mësohet se trupi i pajetë i viktimës u nxorr nga rrënojat ne oret e para te mëngjesit. Ndërhyrja disa herë në themelet e ndërtesës së amortizuar, ka bere qe ajo te shembet duke e zënë përfund 58-vjeçarin, që nxirrte bukën e gojës duke shitur skrap. Mesohet se gjendja e veshtire ekonomike e detyronte cdo dite 58 vjecarin Muslia, te kerkonte per skrap ne rrenojat e ndertesave te vjetra e te pabanuara dhe njihej ne zone si person i tille.
Burimet e policisë se Pukes bene te ditura se grupi i hetimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes për verifikimet e nevojshme te kesaj ngjarjeje te rende.
Keshtu 58 vjecari ka mbyllur tragjikisht jeten e tij ne rrenojat e nderteses se vjeter, ndersa si ai ne vend numerohen shume persona qe per te nxjerre buken e femijeve dhe te tyren, germojne per skrap.
Fati i hidhur mund te trokase ne nje tjeter dere si ajo e familjes Muslia qe nga gjendja e veshtire ekonomike germojne kudo per te gjetur skrap.