Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Saturday, July 23, 2011
Shqiperia me mesatare 1 mjeku per 1000 banore sipas nje studimi te "Open Data"
Vitet e fundit ne Shqiperi kane perkeqesuar raportin e numrit te mjekëve për banorë, ku shifrat flasin per nje renie te tyre krahasuar me vitet e meparshme. Mbeshtetur ne te dhenat zyrtare të Bankës Botërorë dhe OBSH-së, “Open Data Albania” ka analizuar situaten aktuale ne vendin tone ku ka dale ne konkluzionin se ne Shqiperi ka 1,15 mjekë për 1 mijë banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000, pra 17.5 % më pak. Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 për 1 mijë banorë në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1000 banorë në Greqi. Ndersa krejt e kunderta ndodh kur ky raport behet mes infermiereve dhe numrit te popullsise, qe rezulton te jete 4 infermiere për 1000 banorë. Nje tjeter problem vijon te jete numri i shtretërve spitalorë, i cili është një tregues i kapacitetit të institucioneve shëndetësore të një vendi, sidomos në situata emergjencash. Në vend rezultojnë vetëm 2.92 shtretër spitalorë për 1000 banorë. Krahasuar me vitin 2000 kjo shifër është ulur me 11%. Edhe ky tregues nëse krahasohet me vendet e rajonit është më i ulët. Në Maqedoni numri i shtretërve për 1,000 banorë është 4.6, në Serbi 5.4 dhe në Greqi 4.8. Por pritshmëria nga ana tjetër është positive nga ana e drejtuesve te shendetesise. Kjo lidhet sipas tyre me rritjen e numrit të spitaleve private në Shqipëri, qe pritet te sjelle një rritje te treguesve të mësipërm, si dhe një rritje e cilësisë së shërbimit shëndetësor në përgjithësi. Nderkohe paralelisht lidhur me kete situate drejtuesit e bluzave te bardha kane dhene se fundmi nje tjeter urdher. Nëse mjeku do të do të vërtetohet se gjatë orarit të punës nuk është në vendin e punës dhe shkon e kryen një aktivitet tjetër, menjëherë i pritet kontrata e punës. Drejtoria Spitalore në Ministri dhe Drejtoria e Spitalit perkates do të rrisin kontrollet ndaj punës së mjekëve brenda orarit të përcaktuar në kontratë, ndërsa shërbimi i mjekut roje do te publikohet ne websitin e cdo spitali.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment