Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Thursday, July 21, 2011
Bie numri i aplikimeve per dokumentat biometrike
Bie fluksi I aplikimit per pashaportat biometrike dhe ne vecanti per kartat e identitetit.Vitin e kaluar ne te njejeten kohe, pra ne muajin korrik, kane aplikuar mesatarisht 300 persona ne dite ndersa me vitin 2011 muaji po mbyllet me nje mesatare qe mund te arrije maksimalisht ne 100 aplikime ne dite. Nje numer I konsiderueshen I ketyre aplikimeve jane te perseritura per arsye te demtimeve apo humbjeve te leternjoftimeve. Verehet qe tashme aplikimet per kartat e identitetit jane te pakta. Nga personeli i zyrave te aplikimit per leternjoftimet elektronike mesuam se jane te shumta leternjoftimet elektronike te paterhequra. 4000 karta identiteti tashme po zene pluhur ne keto zyra duke marre parasyshe edhe faktin se nje pjese e tyre jane prodhuar qe ne vitin 2009. E njejta situate paraqitet edhe per pashaportat biometrike ku mbi 5000 prej tyre jane prodhuar dhe kane mbetur te paterhequra prej shume kohesh nga aplikuesit. Punonjes ne zyrat e aplikimit per leternjoftime elekronike bejne te ditur se pritet rritje e fluksit te aplikimeve per mujin gusht per arsye te ardhjes se emigranteve me pushime. Pohohet se kjo renie e aplikimeve eshte rezultat i punes intensive te realizuar deri me sot ku me dokumentin biometrik mund te jene pajisur mbi 80 perqind e popullsise . Pajisja e qytetareve me leternjoftimet elektronike ka filluar ne muajin shkurt te 2009-tes periudhe ne te cilen u percaktua qe votimet e qershorit te po ketij viti te realizoheshin me dokument bimetrik.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment