Wednesday, June 8, 2011

Korrigjimi i testeve te matures per gjuhe-letersine

Brenda te premtes pritet qe 30 mesuesit ne qendren e vleresimit ne Shkoder te permbyllin korigjimin e testeve te matures per lenden gjuhe - letersi. Proçesi ka ecur normalisht dhe qendra e vendosur ne gjimanzin “Jordan Misja” vijon te jete nen masa te rrepta sigurie te perfaqesuesve te ministrise se arsimit dhe forcave te nderhyrjes se shpejte.
Media nuk lejohet te filmoje mjediset e brendshme ndersa perfaqesuesi i ministrise se Arsimit, Novruz Ahmeti shpjegon gjate nje interviste per tv1 channel fazen ne te cilen eshte shtrire puna e ketyre vleresuesve.
Drejtoresha e arsimit Shkoder, Atrida Ferketi duke vleresuar punen e ketyre vleresuesve thote se paralelisht maturantet po pergatiten per provimin e dyte, ate te matematikes.
Edhe pse zyrtarisht mesuesit e kesaj qendre nuk e dine se cilin rreth jane duke korigjuar, burime brenda MASH na bejne te ditur se ato i perkasin Gjirokastres. Sipas te njejtave zera maturantët do të mund ta marrin përgjigjen e provimit të letërsisë pas datës 15 qershor.
Agjensia kombëtare e provimeve bën të ditur se deri tani janë korrigjuar vetëm 35 përqind e testeve ndërkohë që grupet e punes jane ndryre per te hartuar tezen e provimit te matematikes, qe do te zhvillohet me 15 qershor.
Përgjigjja për testin e bërë në datën 1 qershor maturantët mund ta marirn në shkollën ku kanë bërë provimin, në Agjensinë kombëtare të Provimeve por edhe në websitin e Ministrisë së Arsimit. Në rast se maturantet nuk arrijnë të marrin notë kaluese në njërin prej 4 provimeve nuk mund të kenë në dorë diplomën e pjekurisë.

Masat ndaj zjarreve ne stinen e veres !

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e stinës së nxehtë, efektivat zjarrfikës në Shkoder kanë përgatitur një plan të veçantë operacional për eleminimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore si dhe ne zonat turistike.
Ky plan përfshin deri ne detaje masat profesionale dhe teknike të efektivave zjarrfikës për të përballuar me sukses sezonin e zjarreve. Drejtori i repartit te zjarrfikesve Shkoder Ilir Kopliku, thote gjate nje interviste per tv1 channel se pervec koordinimit te punes me strukturat vendore nje rol te vecante luajne edhe mediat, ne te cilat pergjate kesaj periudhe do te nisin transmetimet e spoteve sensibilizuese.
 Nga fillimi i vitit e deri me sot ky repart ka realizuar 161 nderhyrje, nga te cilat 80 per vatra zjarri dhe pjesa tjeter kane qene nderhyrje per dergimin e ujit ne zonat e permbytura. Krahasuar me nje vit me pare numri i nderhyrjeve eshte me i madh, pasi ne 2010 per 6 muajt e pare jane realizuar 119 te tilla. Demet e zjarreve kane qene me te pakta kete vit thote Kopliku.
 Stina e veres paraqitet problematike sa i perket zjarrvenies se qellimshme qe behet per hapje te kullotave te reja. Nderkohe edhe vete ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka përforcuar shërbimet e reparteve zjarrfikëse dhe emergjencave civile përgjatë gjithë ultësirës perëndimore të vendit, për të parandaluar rastet e zjarreve gjatë sezonit turistik.
 Në dispozicion të tyre për përballimin e situatave të emergjencave është vënë një fond prej 1 milionë dollarësh.

"Der Spiegel" shkruan per trazirat politike ne vendin tone !


Tensionet politike që përfshinë periudhën e zgjedhjeve të fundit, po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Kështu citon një artikull i prestigjiozes gjermane “Der Spiegel”, dedikuar zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri, shkruar nga Jan Puhl.
Sipas tij, vendi është i ndarë në dy kampe politike dhe protestuesit e zemëruar kanë nisur tashmë rrugën e premtuar të një “revolucioni”.
”Zgjedhjet lokale u zhvilluan katër javë më parë, Rama u rizgjodh kryetar bashkie i kryeqytetit më 8 maj, por vetëm me një diferencë prej 10 votash. Pastaj, Komisioni Zgjedhor ndërmori një rinumërim votash, dhe ai nxori rivalin e tij Lulzim Basha, të Partisë qeverisëse Demokratike, fitues me 81 vota.
Rama e çoi çështjen në gjykatë, por ankesa e tij u hodh poshtë gjatë fundjavës. Ndërsa tani avokatët e tij janë duke u përgatitur për padinë e tyre të ardhshme”, citon artikulli.

Tuesday, June 7, 2011

Nis zbatimi i projektit Italo-Shqiptar


Me rastin e nisjes se seksionit dy gjuhesh Shqiptaro-Italian eshte mbajtur ne Shkollen e Mesme “28 Nentori “te qytetit te Shkodres me pjesemarrjen  e perfaqesuesve te Konsullates Italiane dhe  drejtuesve te Drejtorise Rajonale te Arsimit Shkoder nje seminar.
Duke filluar nga viti shkollor 2011-2012, seksionet dy gjuheshe do te kene nje strukture teresisht te rinovuar drejtuar gjithnje e me shume drejte nje shkollimi te nivelit te larte te barazvlefshem me ate te gjimnazit. Ky proces nderthur traditen humaniste dhe njohurite shkencore duke siguruar jo vetem formimin e nxenesve te afte te ndjekin me sukses studimet ne univeristet shqiptare ose italiane.
Seksioni dy gjuhesh Italo-Shqiptare funksionon ne tre qytete ne Korce, Tirane dhe ne Shkoder. Ne qytetin tone do funksionoje ne Shkollat 9 vjecare “ Ndre Mjeda” dhe “Ismail Qemali” si dhe ne Gjimnazin “ 28 Nentori”.

Sekuestrohen rreth 1900 steka me cigare pa pulle fiskale ne Shkoder !

Në orët e para të mëngjesit te se martes, në sajë të një pune të mirëorganizuar,  nga Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Tonin Kacerri, vjeç 45, lindur e banues në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i lartpërmenduri është kapur në flagrancë në automjetin tip Benz furgon me targa MA 23 65 B, në të cilin po trasportohej një
sasi prej 1850 steka cigare të ndara në 37 koli, të markës Best Man, mall ky i cili ishte pa pullë fiskale.Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit shtetasit Edmond Gjolaj, vjeç 36, lindur e banues në fshatin Kastrat, të rrethit M. Madhe, pasi mjeti në fjalë rezulton të jetë në pronësi të këtij shtetasi.
Në lidhje me rastin në fjalë po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurile si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materile i mallit kontrabandë dhe mjeti trasportues. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rretshit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet aksezë” “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Monday, June 6, 2011

Moti i paqendrushem shkakton demet e para ne prodhimet bujqesore


Moti i paqendrueshem i alternuar mes reshjeve te shiut dhe rrezeve te diellit ka ndikuar negativisht ne fruti kulturat e stines, duke favorizuar perhapjen e semundjeve te ndryshme.
Specialistet e bujqesise keshillojne qe ne kete periudhe fermeret te tregohen te kujdesshem dhe te aplikojne preparatet specifike per keto semundje.
Ata evidentojne faktin se ndryshe nga vitet e shkuara siguria e kimikateve te perdorura eshte rritur me hyrjen ne fuqi te ligjit te ministrise se bujqesise qe produktet te jene te markave cilesore me garanci.  Sëmundjet e bimëve janë faktor kufizues për prodhimin bujqësor.
Shumë kultivues bimësh përdorin sasi të mëdha kimikatesh për të kontrolluar sëmundjet e bimëve, duke mos qenë në dijeni të faktit që të ushqyerit luan, gjithashtu, një rol të rëndësishëm në kontrollin e sëmundjeve.
Qëndrueshmëria e bimëve ndaj sëmundjeve lidhet kryesisht me faktorët gjenetikë. Megjithatë, aftësia e bimës për të shfaqur qëndrueshmërinë gjenetike ndaj një sëmundje ndikohet nga të ushqyerit.
Mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve, praktikat e përshtatshme bujqësore, trajtimet kimike dhe të ushqyerit mineral janë vërtetuar të jenë metodat më të mira për të kontrolluar sëmundjet e bimëve.

Arsimi profesional peson nje rritje prej 20 %


Ndryshe nga nje vit me pare, numri i nxenesve ne arsimin professional ka njohur rritje me 20%. Specialistet e arsimit thone se ndryshimi i struktures ne keto shkolla pritet që të sjellë edhe një frekuentim më të madh. Kjo sepse struktura e re u jep mundësi më të mëdha, që të futen në tregun e punës.
Sipas specialistëve degët më të preferuara mbeten ato të teknologjisë së informacionit, ekonomikut dhe Hoteleri-Turizëm, ndërsa në fund të listës renditen degët që lidhen me bujqësinë, apo me ndërtimin. Edhe pse Shqiperia ka nje pozite gjeografike dhe nje treg qe e orienton tek bujqesia, serish kjo dege mbetet me pak e preferuar.
Shkaqet jane te ndryshme, por drejtori i bujqesise Shkoder Guri Beshi thote se zgjedhjet jane ne dore te te rinjve e nuk mund ti imponohen. Ajo qe sipas tij eshte e qarte ka te beje me faktin se zhvillimi i vendit eshte i lidhur me bujqesine sin je nga sektoret me te rendesishem ne vend.
I njejti qendrim ndahet edhe nga specialistet e ndertimit te cilet e lidhin frekuentimin e paket te kesaj dege me monopolizimin e tregut dhe hapesirat e pakta qe gjejne te rinjte ne kete drejtim.
Mbi keto raporte shumë shpejt ministria e Arsimit pritet që të nisë një studim për sa i përket tendencës së nxënësve, se si do t'i përshtaten ata strukturës së re, do të vazhdojnë deri në fund shkollën profesionale apo jo dhe sa do të jetë numri atyre që do të integrohen në tregun e punës.
Studimi do të mbarojë brenda këtij viti. Aktualisht, ka filluar të zbatohet sistemi katërvjeçar, në shkollat profesionale. Ndryshimet e maturës prekën dhe nxënësit e këtyre shkollave, të cilët e kanë ngarkesën edhe më të madhe, pasi krahas katër provimeve, duhet të japin edhe testin e profilit ku po studiojnë.