Në orët e para të mëngjesit te se martes, në sajë të një pune të mirëorganizuar, nga Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Tonin Kacerri, vjeç 45, lindur e banues në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i lartpërmenduri është kapur në flagrancë në automjetin tip Benz furgon me targa MA 23 65 B, në të cilin po trasportohej një
sasi prej 1850 steka cigare të ndara në 37 koli, të markës Best Man, mall ky i cili ishte pa pullë fiskale.Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit shtetasit Edmond Gjolaj, vjeç 36, lindur e banues në fshatin Kastrat, të rrethit M. Madhe, pasi mjeti në fjalë rezulton të jetë në pronësi të këtij shtetasi.
Në lidhje me rastin në fjalë po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurile si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materile i mallit kontrabandë dhe mjeti trasportues. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rretshit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet aksezë” “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.
No comments:
Post a Comment