Ne prag te nisjes se sezonit turistik dhe fluksit te pushuesve qe pushtojne zonat bregdetare uji i pijshem duket se do te jete nje problem i qyteteve dhe zona turistike ne te gjithe vendin. Porositë e institucioneve qëndrore drejtuar Drejtorive të Shëndetit Publik në qytetet turistike të vendit kanë rënë në vesh të shurdhët. Pasi në muajin maj kur dhe dolën urdhërat për marrjen e masave për ujë të pijshëm sa më cilësor për pushuesit, në qytetet si Sarandë dhe Vlorë monitorimet flasin për ujë të paklorifikuar ndersa ne Shkoder, Koplik dhe Malesi te Madhe me ndotje te larte bakterologjike. Pas këtij verifikimi janë marrë dhe masat për zgjidhjen e situatës. Në Malësinë e Madhe jane gjetur disa pika, ku për një periudhë të gjatë ka munguar klori. Gjatë muajit maj edhe në zona të tjera si Malësi e Madhe, Koplik, Lezhë, Shën Gjin, Shkodër, me shumë uji ka rezultuar me ndotje të lartë bakterologjike. Te dhenat jane bere publike nga raportet e monitorimit te specialisteve te Shëndetit dhe Mjedisit në ISH. Megjithatë, autoritetet sigurojnë se situata po shkon drejt përmirësimit dhe për fat të mirë nuk janë shfaqur probleme shëndetësore. Në një kohë, që në botë nga ndotja e ujit çdo 30 sekonda humb jetën një fëmijë. Por keto matje shqetesuese vijne ne nje kohe kur Shqiperia futet me 2 kembet ne kulmin e sezonit turistik qe pervec pushuesve vendas e emigranteve, synon te thithe edhe nje numer te larte pushuesisht te huaj. Ajo cka eshte me shqetesuese, mbetet qarku i shkodres i cili dallon per nje perdorim te larte te ujit te pijshem nga ujesjellesi.
Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment