Friday, June 3, 2011

Maturantet fillojne konsultimet e matematikes


Menjehere pasi kane perfunduar provimin e pare te matures shteterore ate te gjuhe - letersise, maturantet kane nisur oret e konsultimeve për provimin e dyte, te matematikes qe do te zhvillohet me 15 Qershor.
Me se shumti , maturantet kane shprehur shqetesime ne lidhje me disa ushtrime matematikore. Mesuesit gjate ketyre oreve u shpjegojne zgjidhjen e ketyre ushtrimeve dhe synojne t’u ngulisin ne koke konceptet baze, te cilat pergjithesisht bien ne provimet e te gjitha viteve.
Ajrina Rexha, mesuese e lendes se matematikes ne Shkollen e Gjuheve te Huaja, “Shejnaze Juka” shpjegon gjate një interviste për tv1 channel se si punohet ne keto ore me nxenesit dhe cilat janë keshillat qe u jepen maturanteve.
Edhe provimi i matematikes ashtu si ai i gjuhe leterise do te permbaje 25 pyetje te cilave maturantet do tu japin përgjigje ne një hark kohor prej 2 ore e 30 minuta.
Ketë vit provimit te matures shteterore ne shkollen , “Shejnaze Juka” shkoder do ti nenshtrohen 122 maturante, ndersa diten e provimit ne keto mjedise vijne edhe 47 maturante te shkolles se Muzikes duke e quar ne total numrin ne 169 maturante.
Risi e kësaj shkolle janë edhe klasat e italishtes qe zhvillojne ore te vecanta konsultimesh me mesues te huaj dhe shqiptare.

No comments:

Post a Comment