Sezoni veror ne qarkun e Shkodres do te shoqerohet me kontrolle higjeno sanitare, ne te gjithe zonat turistike perfshire ato bregdetare dhe malore.
Agjensia rajonale e mjedisit ka hartuar planin e punes, i cili parashikon perveç te tjerave edhe sanksione me gjoba ndaj çdo subjekti qe me aktivitetin e tij ndot mjedisin.
Masat ndeshkuese me te rrepta ne baze te urdherit te ministrise se linjes jane parashikuar per ato subjekte qe kryejne derdhjen e ujrave te zeza ne dete, por qe sipas drejtorit te agjensise rajonale te mjedisit, Liljan Idrizaj, ky fenomen nuk eshte i pranishem ne Shkoder.
Gjate 3 diteve te fundit, tv1 channel permes kronikave ne edicionet informative ka pasqyruar gjendjen katastrofike ne plazhin e Velipojes, ku mbeturinat kane pushtuar kete zone.
Menjehere ato sollen reagimin e pushtetit vendor i cili vijon te beje premtime boshe,se gjendja do te ndryshoje por qe sic do vit ajo le per te deshiruar.
Vete Idrizaj thote se masat ndeshkuese nuk kane munguar dhe nuk do te mungojne por kjo komune aktualisht eshte e perfshire ne vorbullen e nderrimit te pushtetit dhe gjenjda eshte me e veshtire per te proceduar.
No comments:
Post a Comment