5 Qershori eshte dita boterore e mjedisit, dita kur ne mbare boten aktivitetet perqendrohen ne rendesine qe ka sensibilizimi i opinionit per kujdesin ndaj mjedisit, qe do te thote kujdesin ndaj vete jetes. Por çuditerisht ne rajonin e Shkodres asnje aktivitet per mjedisin nuk evidentoi kjo dite, megjithese kjo zone renditet me nje peisazh mjedisor sa te pasur aq edhe problematik.
Te pasur sa i perket resurseve te shumta e te larmishme natyrore, problematik per faktin se kujdesi ndaj tyre eshte fare i paket. Mjafton te veçojme ketu hapesiren ekologjike te Liqenit te Shkodres. Sot ne Diten Boterore te Mjedisit, se paku 30 organizata joqeveritare qe prej 15 vitesh u mburren se kane zbatuar projekte ne Liqenin e Shkodres qe kapin shumen rreth 10 milion dollare, bejne strucin!
E bashke me to edhe zyra e REC Shkoder me drejtuese Diana Bejkon, qe u deklarua si koordinatorja e ketyre projekteve. Pikerisht ne kete dite, kur me shume se ne çdo dite tjeter, zeri i ketyre organizatave duhej te jehonte per rrezikun qe i kanoset Liqenit te Shkodres, heshten !
Duket se ne kete rast kane preferuar filozofine popullore “heshtja eshte kapak floriri” duke menduar keshtu se harresa ben te veten dhe vjen nje dite qe te mos kujtohet kush me per faturen prej 10 milion dollar qe u nis per Liqenin e Shkodres, por nuk dihet ku perfundoi! Sot ne Diten Boterore te Mjedisit, ne vend qe Liqeni i Shkodres te sherbente si modeli i nje ekosistemi te realizuar nga projektet e 15 viteve te fundit qe kane pasur destinacion kete zone, ne fakt tregon tjeter gje:tregon mungesen e pergjegjesie qe eshte treguar e vazhdon te tregohet ndaj tij. E Jo vetem kaq, por edhe nje vend ku mund te abuzohet me fonde pa patur frike se te hyne gjembe ne kembe !
No comments:
Post a Comment