Ne daten 27 maj 2011, trajtuam kete kronike ne lagjen "Naim Gjylbegu", ku ujrat e zeza kishin pushtuar kete zone. Sot pas afro nje muaji gjendja jo vetem qe nuk ka ndryshuar, por eshte perkeqesuar edhe me teper, ndersa institucionet pergjegjese per te nderhyre nuk e kane kryer detyren e tyre, por kane qendruar ne heshtje.
Sherbimi komunal ne qytet jo vetem qe se ka kryer nje sherbim te tille ndaj qytetareve, por ka vendosur te qendroje indiferent perballe ankesave te qytetareve te kesaj lagjeje. Pallatet ne rrugen ‘Fahri Ramadani" lagjia "Naim Gjylbegu" ndodhen prane DSHP dhe fare prane rruges, por askush nuk eshte kujtuar per ti dhene nje zgjidhje ketij problemi i cili perseritet cdo vit.
Rreziku per banoret e kesaj lagjeje shtohet edhe me teper kur me ngrohjen e stines problemi behet edhe me i rende ku aroma kundermuese perhapet ne tere zonen, duke u kthyer ne nje kercenim serioz per shperthimin edhe te ndonje epidemie.
Ankesat ne disa zyra institucionesh per keta banore kane rezultuar te kota, ndersa ne qytet po shtohen zonat e prekura nga shperthimi i ujrave te zeza qe behen burim epidemish sidomos per femijet qe me mbarimin e shkollave, ambjente te vetme argetimi kane ato poshte pallateve. Komunalja ne qytetin e Shkodres duket se nuk e ka problem te sajin shqetesimin e banoreve edhe pse eshte detyre e saja te nderhyje ne te tilla raste, kur raportohen probleme.
Pergjate ketyre viteve ujrat e zeza jane nje problem shqetesues dhe prezent ne shume zona te qytetit, te cilat nga mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i tyre nga ndertimet pa leje, shperthejne disa here ne vit.
Banoret e lagjes Naim Gjylbegu, ashti si shume bashkeqytetare te shkodres perballen me keto fenomene ne jo pak raste duke hasur edhe ne indiference te institucioneve per t’iu pergjigjur ne kohe me sherbime.
Ky problem kerkon vemendjen edhe te specialisteve te higjenes te cilet ne keto raste duhet te kerkojne nderhyrje te menjehershme, pasi banoret nuk mund as te hapin dritaret e banesave dhe as te dalin jashte shtepive te tyre, nga ujrat e zeza qe pushtojne nje lagje te tere.
No comments:
Post a Comment