Saturday, June 18, 2011

Vazhdon shperdorimi i ujit te pijshem !

Apeli i herepashershem i ndermarrjes se ujesjelles kanalizime Shkoder duket se nuk ka sherbyer per te ndalur shperdorimin e ujit te pijshem ne qytet. Prej vitesh çdo vere ne pika te ndryshme te qytetit te shkodres, madje edhe ne qender te tij, uji shperdorohet pa kriter nga subjektet private. Kjo panorame duket se do te jete prezente edhe kete vere, ku thatesira ndikon ne shtimin e perdorimit te ujit nga ana e qytetareve. Stina e veres rrit ndjeshem sasine e konsumit te ujit te pijshem e se bashku me te edhe shperdorimin qe i behet nga lagia e bahçeve, rrugeve para bizneseve apo lavazhet e ndryshme. Qyteti i shkodres vazhdon te kete nje furnizim normal me uje, por per drejtuesit e ujesjellesit mbetet problem shperdorimi qe behet ne shume zona. Me problematike apo zona roze, konsiderohet komuna rrethina ku 2/5 e prodhimit konsumohet ne kete njesi, pasi pjesa me e madhe e banesave private perdorin ujin e pijshem per lagien e bahçeve. Nuk mbeten pas edhe lagjet periferike e banesat private qe jane me te veshtira per tu kontrolluar. Por me absurde ne kete situate eshte gjendja ne ambjentet publike ku gjithcka duket qartazi dhe askush nuk nderhyn per te ndalur kete shperdorim ne mes te dites me diell. Pjesa me e madhe e ketyre subjeketeve perfitojne nga mungesa e sahateve mates te ujit, te cilet ne kete rast do te ndikonin jo vetem ne rritjen e faturimeve per ujesjellesin por edhe per uljen  e shperdorimin e ujit, qe per stinen e veres eshte me kritik. Edhe pse qe ne vitin 2008 u deklarua se do te niste aplikimi i projektit per vendosjen e sahateve per te minimizuar humbjet dhe shperdorimet ne rrjet, kane kaluar 3 vite nga ajo date dhe asgje nuk eshte bere, vecse perseritet rituali i shperdorimit nga subjektet private.

No comments:

Post a Comment