Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Monday, June 13, 2011
10-fishohet numri i pacienteve qe vuajne nga veshkat !
Numri i personave, që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave në 4 vitet e fundit ka njohur rritje ku sipas specialisteve është dhjetëfishuar. Ky alarm vjen nga Nefrologët, te cilet theksojne se aktualisht marrin shërbimin e dializës rreth 350 persona e prej disa muajsh është zgjidhur dhe çështja e transporti të pacientëve. Ne Shkoder numerohen 47 paciente te cilet e marrin kete sherbim ne spitalin rajonal, ne repartin e dializes. Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, çdo vit futen në dializë rreth 100-150 të sëmurë për një milion popullsi. Pra, ne, 3 milion banorë, duhet minimumi të fusim çdo vit 300 të sëmurë të rinj në dializë” thonë specialistet. Por mjeket nefrologe ne nje raport te pergatitur thone se ky shërbim duhet te jete ne nivelet me te larta qe te mos rrezikohet jeta e pacineteve dhe sidomos spitalet te mirembajne aparaturat, pasi ka probleme ne kete drejtim. “Shkodra, Elbasani dhe Gjirokastra, në raportime që kanë bërë mjeket, përgjegjëset e këtyre qendrave, në përgjithësi po funksionojnë mirë, por problem kyç i tyre është mirëmbajtja. Në spitalet shtetërore kontrat e mirëmbajtjes dhe reparti i mirëmbajtjes çalon. Kohët e fundit është vënë re edhe në shtete të tjera se shumë diabetikë, kanë dhe probleme me veshkat. Shkaqët thonë specialistët ende nuk janë të njohura dhe ata po merren me studimin e tyre. Brenda nje viti shuma qe shpenzohet nga spitali i shkodres per kete kategori te semuresh kap shifren e 500 milion lekeve. Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 39 aparatura hemodialize në shërbimin spitalor publik që kanë një shkallë shfrytëzimi 50 për qind, megjithëse nevojat janë për më shumë aparatura. Nese trendi i kesaj semundje shkon ne rritje sic ka ndodhur ne kater vitet e fundit atehere mjeket specialiste te fushes e shohin te nevojshme rritjen e sherbimit ne spitale dhe perqendrimin e nje vemendjeje me te madhe ne keto reparte nga ana e ministrise se shendetesise.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment