Në tunelin e rrugës, që të shpie për në tragetin e linjes së Komanit, pikërisht brënda në këtë tunel, ka rënë zjarr në një mjet tip Kamion. Menjëherë pas këtij njoftimi janë marrë masat e duhura dhe në vëndin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikseve Shkodër, shërbimet policore, si dhe grupi hetimor.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se kamjoni me targe te huaj, në pronësi të shoqatës “Energy Sorisi e Piloteve të Motorrëve”, është djeguar aksidentalisht, pasi karroceria e lartë e tij, ka takuar kabllot e energjisë elektrike.
Për pasojë mjeti në fjalë është djegur plotësisht, ndersa dëme në njerëz nuk ka patur. Aksi rrugor Shkoder-Koman gjate sezonit te veres frekuentohet me se shumti nga turistet e ndryshem qe pelqejn natyren e zones se alpeve shqiptare.
No comments:
Post a Comment