· Mes titujve te rinj qe prezantohen ketë jave ne vitrinen javore te librit, vjen ne krye te saj si një botim intrigues qe ka nxitur kureshtjen e lexuesve autobiografia e presidentit te SHBA, Barack Obama. "Ëndrra nga im at", Një histori perkatesie racore dhe trashegimie. I mprehte dhe i thelle, ky liber do te te tregoje dicka për veten tende, pak rendesi ka ne je i bardhe apo me ngjyre. Në autobiografinë e tij "Ëndrra nga im at", Barak Obama rrëfen se si është përpjekur për të përfshirë ngjyrën e zezë në jetën e tij, madje në një rast edhe duke u ndarë nga një e dashur, vetëm për faktin se ajo ishte e bardhë.
· “Tri gra të forta” romani i autores Marie NDiaye vjen në gjuhën shqipe në përkthim të Amantia Kapos. Fitues i çmimit më prestigjioz në Francë “Goncourt” në 2009, e bën autoren Marie NDiaye të parën femër me ngjyrë që merr këtë çmim, i cili ka një traditë 106-vjeçare. Libri “Tri gra të forta” flet për tre gra afrikane, secila e ndarë (sikurse autorja) ndërmjet Afrikës dhe Francës. Ndjeshmëria artistike me të cilat autorja i përshkuan fatet e tyre, bën që çdo femër të gjejë një copë të së përditshmes në to. Autorja, rreket të zbulojë se çfarë ka pas dyerve të familjeve: të vërtetat e fshehura. Ato të vërteta të frikshme të cilat barten në shpirt e dihen nga të gjithë, por nuk thuhen. Karaktere të spikatura, ndërthuren me ngjarje dinamike që i japin jetë, ngjarjeve e personazheve. Kjo është një vepër që flet për rrënimin moral por edhe për humanizëm; për vuajtjen dhe forcën. Kjo nuk është historia e tri femrave afrikane, kjo është historia e të gjitha femrave, në çdo cep të rruzullit tokësor që brenda tyre mbartin një forcë të jashtëzakonshme për t’u ngritur e për të ecur më kokën lart.
· A. Ralph Epperson me °Rendi i ri botëror° Çfare fshihet prapa ketyre fjaleve? Një civilizim i ri po mban jetet tona. Ky civilizim sjell stile te reja. Kjo është një teori e përbashkët mijëvjeçariste që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore.
· Nga 1999 deri ne 2011 i mori ketë kohe Shpetim Kelmendit, poema me baze mistike °Epifania°. Vete Kelmendi për kohen e gjate qe i ka marre kjo poeme thote keto fjale: Unë jam nji shkrues i ngadalshëm por i kujdesshëm dhe ngulmues. Koha që më merr nji tekst dhe koha e botimit as që më shqetësojnë. Për mua ka randësi te jap maksimumin, në kuptimin ma të naltë të fjalës. · Fjalor Drejteshkrimor i gjuhes shqipe qe mban firmen e °Ali Dhrima° dhe Rami Memushaj vjen për lexuesit si një pasurim i fjaleve shqip. Rreth 75.000 fjale gjenden brenda këtij fjalori.
No comments:
Post a Comment