Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Monday, June 13, 2011
Vazhdojne vonesat ne rindertimin e rrugeve
Rruga zooteknike – shtepia e bujqeve i ka nisur zyrtarisht punimet ne daten 27 prill te ketij viti dhe eshte vazhdimi i segmentit te unazes perendimore te qytetit te shkodres. Firma kontraktuese e punimeve aktualisht po kryen vendosjen e kapakeve te betonit per pusetat dhe bordurat anesore te rruges. Kjo faze e punimeve ka ardhur pas largimit te inerteve te cilat prej me shume se 1 viti pas prishjes se ndertimeve ishin kthyer ne gangrene per kete zone. Pasi u perfunduan kanalizimet nentokesore te rruges, firma ka nisur kete faze punimesh gjate ketyre diteve, e cila eshte vetem ne nisje. Punetoret e firmes nuk pranojne te prononcohen per fazen e punimeve ne te cilen ndodhen, ndersa gjate paradrekes kur ne ishim me kameran tone, nuk ndodhej asnje inxhinier i mbikeqyrjes se punimeve i cili te na jepte nje informacion te detajuar mbi parashikimet e investimit ne kete rruge. Vlera e saj sipas tabeles se vendosur nga firma zbatuese e projektit eshte saktesisht 76.707.887 leke dhe ka si date te nisjes 27.04.2011 me afat realizimi 60 dite, apo 2 muaj. Por kur na ndajne edhe 14 dite nga perfundimi zyrtar i afatit, punimet duken larg permbushjes se ketij afati. Edhe vete punetoret jashte kamere e pranojne kohen e paket qe ka mbetur ne dispozicion krahasuar me volumin e punes, per ta permbyllur ne kohe kete investim. Ndersa banoret e zones me ironi na drejtohen se kjo rruge do te perfundoje ne 2018. Ne fakt ne Shkoder nuk ka asnje cudi qe shume investime te cilat nisin me popozitet, te mos perfundojne ne afate pamvaresisht datave te shkruara ne tabela dhe premtimeve te zyrtareve. Shembull i qarte eshte edhe rruga nga shkolla e muzikes ne drejtim te Kirasit, qe vijon te qendroje pezull, ndersa premtimi ishte qe te perfundonte ne 8 Maj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment