Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Sunday, June 12, 2011
Dita nderkombetare kunder punes se femijeve kalon ne heshtje te plote !
12 Qershori shenon , nje dite ku OJF-te, shoqeria civile, femijet dhe sindikatat ne te gjithe boten protestojne, manifestojne dhe organizojne aktivitete per te sensibilizuar shoqerine dhe Qeverite per ndalimin e punes dhe shfrytezimit te femijeve. Por fatkeqesisht ky fenomen i shfrytezimit te femijeve eshte i ulur kembekryq prej vitesh ne vendin tone, ku edhe kete 2011 ne rruget e qytetit te shkodres sheh femije te mitur duke lypur apo punuar. Duke iu referuar të dhënave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, në Shqipëri vihet re një tendencë në rënie e numrit të fëmijëve që punojnë, ku gjatë vitit 2011 nga inspektimet janë identifikuar 70 fëmijë që punojnë, nga 348 fëmijë të evidentuar gjatë vitit 2010. Por serish keto shifra jane jo te drejta kur raporti ne shume qytete mbetet i paqarte, madje duke iu referuar shkodres nuk ka patur publikime kete 2011. Madje per me teper kjo dite ka kaluar ne heshtje dhe ne rruget e qytetit sheh femije duke lypur, apo qe shfrytezohen ne shume vende pune te fshehur, ndersa institucionet pergjegjese ne shkoder flene dhe kete te diele ia kane kushtuar pushimit, ne vend te mesazheve sensibilizuese dhe projekteve konkrete per te ulur kete fenomen. Të dhënat e fundit flasin se mbi 12 përqind e fëmijëve shqiptarë 5 deri në 14 vjeç, shfrytëzohen për punë të ndryshme dhe shumë të rënda për moshën, që kanë. Edhe ne botë shifrat e fëmijëve, që punojnë, janë alarmate, pasi 215 milion e tyre punojnë dhe nga ata 115 milionë janë të përfshirë në punë shumë të vështira. Te dhenat e Ministrisë së Punës në Shqipëri, flasin per rreth 540 fëmijë punojnë në sektorin formal dhe 315 të tjerë janë të përfshirë në format më të këqija të punës, veçanërisht fëmijë që punojnë në rrugë, fëmijë viktima dhe në rrezik trafikimi e shfrytëzimi seksual. Shume here eshte premtuar se ky fenomen do te jete pjese e se shkuares, por deri me sot politikat e zbatuara me shume kane deshtuar ose kane qene mediatike sesa konkrete, duke lene lulezimin e ketij fenomeni. Edhe pse nuk pranon te flase pasi ka frike personat qe e kane nxjerre te lypin, nje nga femijet rome, ne rruget e qytetit te shkodres na tregon se nga mengjesi deri ne darke lyp ne rruge. Parate qe grumbullon na tregon se i dorezon tek tutori ndersa per vete merr vetem per ushqimin e tij dhe te nenes.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment