Sa here qe ne vendin tone nis sezoni turistik, qe nenkupton fundin e pergaditjeve dhe nisjen mbare te tij, ndodhe e kunderta, pikerisht atehere nisin edhe punimet te cilat aspak nuk ndihmoje ne mbarevjatjen e turizmit. Ne fshatin Bakst e Komunes Velipoje ne aksin rrugor qe te shpie drejte plazhit nga Shkodra nje grope e stermadhe e cila nuk dihet se pse eshte hapur jo vetem qe pengon qarkullimin rrugor por ve ne rrezik edhe jete njerezish.
Tabelat sinjalizuese te cilat tregojne se ne kete vend punohet jane vene buze gropes se hapur, kur do duhej te ishte minimalisht 100 metra nga vendi ku punohet, duke bere keshtu edhe sinjalizimin ne kohe te drejtuesve te automjeteve.
Punime te tilla te cilat ne asnje moment nuk ndihmojne ne lehtesimin e puneve ne sezonin turistik perkundrazi ato vetem sa edhe rendojne situaten duke rrezikuar edhe jete, dhe per keto punime askush nuk mbane pergjegjesi.
Arsyetimet e strukturave drejtuese si ne nivele locale ashtu edhe qendrore jane me absurdet pasi cdo here qe ne rajonin tone eshte akodruar ndonje fond qoft edhe minimal per riparime te vogla punimet kane nisur ne pikun e nisjes se sezonit turistik e asnjehere ne ndonje kohe tjeter.
No comments:
Post a Comment