Tensionet politike që përfshinë periudhën e zgjedhjeve të fundit, po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Kështu citon një artikull i prestigjiozes gjermane “Der Spiegel”, dedikuar zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri, shkruar nga Jan Puhl.
Sipas tij, vendi është i ndarë në dy kampe politike dhe protestuesit e zemëruar kanë nisur tashmë rrugën e premtuar të një “revolucioni”.
”Zgjedhjet lokale u zhvilluan katër javë më parë, Rama u rizgjodh kryetar bashkie i kryeqytetit më 8 maj, por vetëm me një diferencë prej 10 votash. Pastaj, Komisioni Zgjedhor ndërmori një rinumërim votash, dhe ai nxori rivalin e tij Lulzim Basha, të Partisë qeverisëse Demokratike, fitues me 81 vota.
Rama e çoi çështjen në gjykatë, por ankesa e tij u hodh poshtë gjatë fundjavës. Ndërsa tani avokatët e tij janë duke u përgatitur për padinë e tyre të ardhshme”, citon artikulli.
No comments:
Post a Comment