Nga njera ane punonjes te ndermarrjes kontraktuese per rrafshimin e sheshit perpara po punojne e ndersa zjarrfikesit nga ana tjeter tentojne te shuajne zjarrin e rene i cili nga tymi mbyt disa lagje te qytetit te Shkodres. Era e rëndë, retë e tymit që janë gjithmonë të pranishme aty, gazrat që lëshohen nga djegia e plehrave, kanë shkaktuar reagimin disa herë të banorëve të lagjeve "Mark Lula", "Tre Herojtë" dhe një pjesë e lagjes "10 korriku", por jo vetem keto lagje, edhe fshatrat e Komunes Gur i Zi, si Vukatan dhe Rrenci.
Me gjithe se pritet qe te nise zbatimi i projektit te Bashkise Shkoder per deponimin e mbeturinave ne landfildin e Bushatit nje gje e tille ende nuk ka filluar. Kesaj rradhe kane nderhyre zjarrfikesit per te shuar zjarrin por nese kjo situate vazhdon keshtu atehere banoret e ketyre lagjeve duhet te kerkojne demshperblim per demet qe u shkaktohen ne shendet.
No comments:
Post a Comment