Është konsideruar si libri i provës, i shkruar dy vjet pas çmimit Nobel dhe një nder rrëfimet me te mira te tij. Behet fjale për “Muzeun e Pafajësisë” te Orhan Pamuk, i cili me ne fund ka ardhur edhe ne shqip. Romani me mbi 600 faqe, nuk është thjesht një histori dashurie qe nis ne Stambollin e viteve ’70, por bashke me te, rrëfen edhe tranzicionin dhe ndryshimet e Turqisë nga ato vite deri me sot.
Autori amerikan, Michal Collins Piper, vjen me botimin “Rreziku nga Lufta bërthamore”, një libër te cilin ai e përshkruan si jo fiction. A eshte izraelitizuar SHBA-ja?
Nga ana tjetër, fiction është “Një dite” e David Nicholls, i konsideruar ne SHBA si bestseller nderkombetar. Romani i vitit Heat. 20 vjet 2 njerez. I destinuar per te qene nje klasik modern.
Përtej një gjysme shekulli censure e trembëdhjetë vjetë lamtumire, Arshi Pipa, autori dantesk i "Libri i burgut", nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal. Teksa shkruan: "Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi; kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute", Arshi Pipa është aq i vërtetë e aq i sinqertë, sa asnjë tjetër mendimtar përpara tij, nëmos Sokrati, modeli i tij kurajoz. Ky eshte traktati filozofik shkruar me 1955, ne burgun e Burrelit, 1920-1997.
Jim Marrs vjen me “komploti i Terrorit. Libri permban esene tronditese “Dokumentet e sulmit mbi Pentagonit”. Mashtrim, 11 Shtator dhe bjerrje e lirise.
Sophie Kinsella vjen me 2 romanet, “E fiksuara pas dyqaneve ve kurore” dhe “E fiksuara pas dyqaneve per beben”. Keto dy botime mbyllin edhe vitrinen e librit per kete jave.
No comments:
Post a Comment