Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Sunday, June 12, 2011
Vllaznia 1-2 Prishtina !
Miqësorja Prishtina-Vllaznia e luajtur në mbasdreken e ditës së shtunë në stadiumin e kryeqytetit kosovar, Prishtinë në praninë e rrethë 3 mijë tifozëve, dhe që i kushtohejDitës së Çlirimit të Prishtinës, ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të vendasve. Takimi ka nisur me një xhest simbolik, ku dy kryebashkiakët e qyteteve të skuadrave kundërshtare, Isa Mustafa i Prishtinës dhe Lorenc Luka i Shkodrës, në shenjë simbolike, shkelmuan topin e parë nga qendra duke dëshmuar se Shkodra dhe Pishtina, gjithmonë kanë pasur bashkëpunime të mirëfillta, dhe po kshtu do të vijojnë të jenë edhe në të ardhmen. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy presidentët e dy klubeve respektivë, Remzi Ejupi i Prishtinës dhe Valter Fushaj i Vllaznisë, të cilët përpara fillimit të ndeshjes, shkëmbyen dhurata simbolike, ndërkohë që në shenjë respekti ndaj klubit Vllaznia, presidenti kosovar, Ejupi veshi fanellën kuqeblu të Vllaznisë së Shkodrës. Më pas, emocionet kanë kaluar në fushën e lojës, aty ku futbollistët e Prishtinës, të cilët përgjithësisht e kanë dominuar takimin kanë shënuar me anë të Fazliut dhe Mazrekut, përkatësisht në minutat 78’ dhe 82’, ndërkohë kur arbitri krysor Hasani, i cili ndihmohej nga anësorët Berisha dhe Nuza po bëhej gati të vërshëllente për mbylljen e krejt takimit diferencen e golave e ka shkurtuar i riu Danaj, i aktivizuar nga trajneri Josa në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë, duke iu referuar takimit në fjalë, duhet thënë se edhe pse përpara nisjes në Prishtinë u komentua se Vllaznia do të linte një pjesë të mirë të titullarëve në Shkodër, kjo nuk ka ndodhur, sepse në fushën e lojës, nga minuta e parë, për Vllazninë janë aktivizuar futbollistët më të mirë të kontigjentit aktual të Josës. Kështu në portë është aktivizuar malazezi Vujadinoviç, në mbrotje, Smajli, Rajoviç, Sykaj si dhe malazezi Popoviç, kandidaturë për të firmosur për Vllazninë. Pastaj, në repartin e mesfushës janë aktivizuar, Belisha, Hasani, Nimani, dhe Djepaxhija, i rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze për arsye dëmtimi. Ndërkohë, në vijën e parë sulmuese, është vendosur kapiteni Sinani së bashku me argjentinasin Diego, edhe ky në testim për t’u bërë pjesë e Vllaznisë. Ndërsa, në pjesën e dytë, tekniku Josa i ka dhënë hapësirë edhe malazezit tjetër Gjokoviç, i ardhur për provë për llogari të portës, si dhe më të rinjëvë Danaj, Shaba, Tafa, Erkoci, Boci, Karakaçi, Gjini. Bardulla, Lekaj e Mujeci.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment