Sunday, June 12, 2011

Vllaznia 1-2 Prishtina !

Miqësorja Prishtina-Vllaznia e luajtur në mbasdreken e ditës së shtunë në stadiumin e kryeqytetit kosovar, Prishtinë në praninë e rrethë 3 mijë tifozëve, dhe që i kushtohejDitës së Çlirimit të Prishtinës, ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të vendasve. Takimi ka nisur me një xhest simbolik, ku dy kryebashkiakët e qyteteve të skuadrave kundërshtare, Isa Mustafa i Prishtinës dhe Lorenc Luka i Shkodrës, në shenjë simbolike, shkelmuan topin e parë nga qendra duke dëshmuar se Shkodra dhe Pishtina, gjithmonë kanë pasur bashkëpunime të mirëfillta, dhe po kshtu do të vijojnë të jenë edhe në të ardhmen. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy presidentët e dy klubeve respektivë, Remzi Ejupi i Prishtinës dhe Valter Fushaj i Vllaznisë, të cilët përpara fillimit të ndeshjes, shkëmbyen dhurata simbolike, ndërkohë që në shenjë respekti ndaj klubit Vllaznia, presidenti kosovar, Ejupi veshi fanellën kuqeblu të Vllaznisë së Shkodrës. Më pas, emocionet kanë kaluar në fushën e lojës, aty ku futbollistët e Prishtinës, të cilët përgjithësisht e kanë dominuar takimin kanë shënuar me anë të Fazliut dhe  Mazrekut, përkatësisht në minutat 78’ dhe 82’, ndërkohë kur arbitri krysor Hasani, i cili ndihmohej nga anësorët Berisha dhe Nuza po bëhej gati të vërshëllente për mbylljen e krejt takimit diferencen e golave e ka shkurtuar i riu Danaj, i aktivizuar nga trajneri Josa në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë, duke iu referuar takimit në fjalë, duhet thënë se edhe pse përpara nisjes në Prishtinë u komentua se Vllaznia do të linte një pjesë të mirë të titullarëve në Shkodër, kjo nuk ka ndodhur, sepse në fushën e lojës, nga minuta e parë, për Vllazninë janë aktivizuar futbollistët më të mirë të kontigjentit aktual të Josës. Kështu në portë është aktivizuar malazezi Vujadinoviç, në mbrotje, Smajli, Rajoviç, Sykaj si dhe malazezi Popoviç, kandidaturë për të firmosur për Vllazninë. Pastaj, në repartin e mesfushës janë aktivizuar, Belisha, Hasani, Nimani, dhe Djepaxhija, i rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze për arsye dëmtimi. Ndërkohë, në vijën e parë sulmuese, është vendosur kapiteni Sinani së bashku me argjentinasin Diego, edhe ky në testim për t’u bërë pjesë e Vllaznisë. Ndërsa, në pjesën e dytë, tekniku Josa i ka dhënë hapësirë edhe malazezit tjetër Gjokoviç, i ardhur për provë për llogari të portës, si dhe më të rinjëvë Danaj, Shaba, Tafa, Erkoci, Boci, Karakaçi, Gjini. Bardulla, Lekaj e Mujeci.

Saturday, June 11, 2011

Zjarr ne tunelin e Komanit, digjet kamioni !


Në tunelin e rrugës, që të shpie për në tragetin e linjes së Komanit, pikërisht brënda në këtë tunel, ka rënë zjarr në një mjet tip Kamion.  Menjëherë pas këtij njoftimi janë marrë masat e duhura dhe në vëndin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikseve Shkodër, shërbimet policore, si dhe grupi hetimor.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se kamjoni me targe te huaj, në pronësi të shoqatës “Energy Sorisi e Piloteve të Motorrëve”, është djeguar aksidentalisht, pasi karroceria e lartë e tij, ka takuar  kabllot e energjisë elektrike.
Për pasojë mjeti në fjalë është djegur plotësisht, ndersa dëme në njerëz nuk ka patur. Aksi rrugor Shkoder-Koman gjate sezonit te veres frekuentohet me se shumti nga turistet e ndryshem qe pelqejn natyren e zones se alpeve shqiptare.

Provimet e lirimit per klasat e 9-ta


Kur na ndan vetem nje jave nga provimi i pare i lirimit per klasat e 9-ta, i cili zhvillohet me 17 Qershor ora 10.00, ne shkollat e qytetit te shkodres nxenesit po zhvillojne oret e konsultimeve.
Mesuesit po punojne me nxenesit ne baze te programeve orientuese te hartuara nga MASH, ndersa grafiku i shperndare ka parashikuar 5 ore konsultime ne gjuhe shqipe – letersi dhe 8 ore ne lenden matematike.  Me kameran tone ne ishim ne 2 nga shkollat 9- vjecare te qytetit, “Ismail Qemali” dhe “Ndre Mjeda” ku keto klasa po zhvillonin keto ore, ndersa zyrtarisht mesimi i tyre ka perfunduar kete te premte.
Drejtuesit e ketyre shkollave thone per mikrofonin e tv1 channel se po punohet intensivisht me nxenesit, ku “Ismail Qemali” ka 142 nxenes qe futen ne provimin e lirimit, ndersa “Ndre Mjeda”, 139.
Në ndryshim nga një vit më parë, kur intervali mes dy provimeve ishte 12 ditë, nxënësit e këtij viti do të kenë vetëm 6 ditë kohë për të rifreskuar njohuritë për provimin e Matematikës qe zhvillohet me 23 qershor.
Sipas rregullores, Provimet e Lirimit do të jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar e do te zgjase 2 ore e 30 minuta, ndërsa nxënësi që nuk arrin t'i kalojë ato me sukses herën e parë, i ri jep ato në sesionin e dytë. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për përfundimin e vitit shkollor 2010-2011 dhe për zhvillimin e Provimeve të Lirimit në sistemin e arsimit parauniversitar, datat për sesionin e dytë të Provimeve të Lirimit, janë: 26 gusht Gjuha Shqipe dhe 29 gusht Matematika.
Për sa i përket ambienteve se ku do të zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur që ato si mjedise të Provimeve të Lirimit të shërbejnë vetëm shkollat publike.

Vazhdon te regjistroje shifra te uleta pajisja me kasa fiskale


2734 biznese, jane pajisur me kasa fiskale ne qytetin e shkodres deri ne muajin qershor 2011, nga te cilat 2128 jane biznese te vogla dhe 606 subjekte me TVSH.
Kjo eshte shifra zyrtare e drejtorise se tatimeve dhe kompanive distributore te cilat merren me shitjen e ketyre pajisjeve. Por ne raport me bizneset e pajisura me kase, numri i atyre te papajisura eshte me i larte, plot 2953.
Ne nje kohe kur vendi eshte i zhytur ne debatet politike mbi vendimet e kolegjit dhe KQZ per te nxjerre fituesin final te Tiranes, ky proces duket se eshte harruar nga bizneset. Keto te fundit, nje pjese e tyre jane edhe me te favorizuara nga amnistia e e qeverise per detyrimet tatimore.
Ajo parashikon qe te gjithe tatimpaguesit subjekt i takses vendore te biznesit te vogel, qe jane denuar me gjobe administrative per mosinstalim te pajisjeve fiskale dhe e kane instaluar pajisjen Brenda 28 shkurtit 2011, u falen shumat e gjobave te papaguara per mosinstalimin ne kohe te pajisjes fiskale.
Procesi i pajisjes me kasa fiskale ne te gjithe vendin deshtoi qe pa mbaruar afati i vendosur, kur te dhenat zyrtare flisnin per nje pajisje te ulet krahasuar me numrin e bizneseve te regjistruara.
Edhe paralajmerimet per masa te ashpra ndeshkimore qe shkonin nga gjoba deri ne bllokim te akvitetit nuk ndryshuan asgje, vecse lane ne te njejtat shifra, me ndryshime te paperfillshme raportet e pajisjeve me kasa fiskale. Shifrat vijojne te jene negative ne te gjithe vendin ku per momentin vetëm 9000 biznese, nga afro 11 mijë të tilla, kanë instaluar kasat regjistruese, të cilat duhet të përcjellin elektronikisht informacion mbi xhiron mujore të realizuar.
Perballe kesaj kokefortesie dhe interesave politike qe kane mberthyer vendin, duket se edhe vete qeveria shqiptare eshte dorezuar, duke u pajtuar me kete realitet qe per shtetin ligjor eshte i hidhur. Kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar, ca te njerkes e ca te nenes.
Bizneset e pajisura me kasa kane te drejte te ngrene pyetjen, cfare kane me te vecantat koleget e tyre qe ngjitur me ta tregtojne pa kase. Kete pergjigje e di vete shteti dhe ministria e financave e cila vendimin e nxjerre nga dyert e saj duket se e ka harruar.

Thursday, June 9, 2011

Privatizohen 5 hidrocentrale !


I janë dashur vetëm 20 minuta mazhorances për te kaluar pa debate futjen ne proces privatizimi te 4 hidrocentraleve.
Duke u fokusuar tek aspekti politik, demokratet janë mbështetur tek rëndësia e privatizimit si tipar i kapitalizmit duke ironizuar, se shtetëzimin e ka vuajtur Shqipëria me disa dekada me radhe nen regjimin komunist.
Ministri i ekonomisë, Nasip Naco, iu është kundërpërgjigjur edhe akuzave te opozitës, duke theksuar se procesi është transparent dhe privatizimet nuk mund te zhbëhen ne varësi te pëlqimit ose jo te një force politike.
Drafti qe është pritur me kritika te forta nga opozita parashikon privatizimin e hidrocentraleve te Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2 ndërkohe qe Lanabregasi është kthyer ne një shoqëri aksionere ku te gjitha aksionet zotërohen nga shteti.

Instituti i Cmimeve te Konsumit publikon indeksin e cmimeve


Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2011, arriti 111.0 përqind  kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 1.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Maj është 4.2 përqind.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3  përqind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 2.6 përqind, brënda këtij grupi ulja më e madhe prej 18.2 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet” Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të bishtajave me 40.1 përqind, kastravecave me 38.8 përqind, domateve me 38.1 përqind, specave me 35.1 përqind, bizeleve me 34.6 përqind, patellxhaneve me 21.8 përqind etj,
Çmimet e nëngrupit “fruta ” shënuan një rritje prej 1.9 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me 5.6 përqind, portokalleve me 3.0 përqind, mollëve me 2.7 përqind, kivit me 2.3 përqind etj.
Gjate muajit Maj çmimet shënuan ulje edhe ne disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupet ”sheqer dhe ëmbëlsira” me 1.3 përqind, ”pije jo alkolike” me 0.2 ”vajra dhe yndyrna” dhe  ”qumesh djath e veze” me 0.1 përqind etj.
Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan ” shënoi një rritje prej 0.1 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e  çmimit të duhanit me  0.1 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” nuk ka pasur ndryshime gjatë këtij muaji. Indeksi i grupit ”Shendeti shënoi një rritje prej 0.3 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 0.3 përqind. Indeksi i grupi “Transport”  shënoi një ulje prej  0.2 përqind.
Gjatë muajit Maj çmimi i naftës shënoi një ulje prej 1.2 përqind, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 0.2 përqind.

Mbyllet per automjetet Ura e vjeter e Bunes !


Ura e vjeter e Bunes mbyllet per qarkullimin e mjeteve e nderkaq do sherbej nga sot e tutje vetem per qarkullimin e kembesoreve, bicikletave dhe motorcikletave.
Per krye inxhinjerin e Ndermarrjes Rajonale te Rrugeve Shkoder Viktor Ndoka, kjo behet per arsye te sigurise se ures, pasi shpesh here mbi kete ure kane kaluar edhe kamion me te larte se 10 ton qe e lejon ura. Por edhe per faktin se tashme kemi nje ure te re e cila I ploteson te gjitha standartet per te gjitha llojet e automjeteve.
Ura e vjeter e Bunes eshte ndertuar ne vitin 1889 kryetari i bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi, i cili mori iniciativën për projektimin e kësaj ure të projektuar nga inxhinier Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdor këmbë çimentoje të lidhura me tela hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj. Ura e vjeter e Bunes ka qene nje ure e cila eshte hapur ne formen manuale te saj.
E nderkaq tashme pritet vetem nisja e zbatimit te projekteve per kthimin e saj ne identitet pasi vlerat e saj kulturore dhe historike jane te medha.