Saturday, August 6, 2011

1000 denoncime per dhune ne familje deri me tani per vitin 2011 !


Ndersa vitet ecin dhe Shqiperia njeh jo pak permiresime ne disa fusha te jetes, gjendja vijon te mbese e zymte ne nje pike, ate te fenomenit te dhunes ne familje.
 Fenomen ky qe vazhdon të jetë i pranishëm në shoqërinë shqiptare, por qe ndryshe nga vitet e tjera, ku rregjistroheshin shumë pak denoncime, vetëm per 2011 në policinë e shtetit janë deponuar më shumë se 1 mijë raste të dhunës në familje. "Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 1055 raste.
Ajo qe verehet ne shumë nga këto raste, eshte se ato shoqërohen me kërkesat për mbrojtjen në gjykatë që është një arritje shumë pozitive, sepse mbrojtja që jep gjykata sipas këtij ligji, është një rrugë ligjore shumë e thjeshtë dhe e përshpejtuar.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku rastet më të shumta të denoncimit i përkisnin metropolit, rritja e sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit ka sjellë edhe shtrirjen gjeografike të denoncimeve në të gjitha rajonet e vendit. "Vitin e fundit vëmë re që ky raport ka ndryshuar. Sektori kundër dhunës në familje ne policine e shtetit pranon se vijnë denoncime edhe nga zonat më të thella te vendit nga veriu ne jug.
Reagimi ndaj dhunës ka filluar të shtrihet në të gjithë territorin, ku duke folur ne gjuhen e statistikave, rezulton që 75-77 % e denoncimeve vijnë nga zona urbane dhe vetëm 23 % vijnë nga zona rurale.
Shumë prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojnë dhunën brenda familjes si një çështje private, për të cilën nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet dhe u duket shumë e vështirë që për zgjidhjen e këtij problemi të përfshijnë strukturat e policisë, ndonëse shoqëria civile ka hartuar dhe ka lobuar për miratimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje.
Duket se Shqiperia do te mbylle edhe 2011 me nje raport te zymte ne kete drejtim, ndersa mbetet detyra e te gjitha paleve, shtetit, shoqerise civile dhe vete te dhunuarve te permiresojne kete plage te shoqerise.

Friday, August 5, 2011

Ne 2012 Shqiperia do te kete sistem unik adresash, duke plotesuar keshtu edhe nje kusht per hyrjen ne BE


Vetem ne vitin 2012, Shqiperia do te kete sistem unik te adresave, nje nga kerkesat kryesore drejtuar vendit tone nga BE. Procesi i informatizimit të sistemit të adresave, vjen pas përfundimit të atij të rregjistrit të gjendjes civile dhe do të ofrojë informacione të sakta për vendndodhjen, emërtimin, numrin dhe personat që banojnë në to.
Procesi i nisur në bashkite më të mëdha të vendit perfshire edhe Shkodren momentalisht ka perfunduar vendosjen e tabelave ne rruget kryesore te qytetit. Në lidhje me informacionin e hedhur në database, puna është në përfundim  e sipër sqaron ne nje njoftim te sajin ministria e Brendshme, ndërsa në mbarë Shqipërinë ka filluar vendosja e tabelave në terren, e pas një viti tabelat do të vendosen në banesa dhe apartamente.
Ne 15 bashkitë më të mëdha të vendit,puna është në fazën e numërtimit të banesave dhe parashikohet që me këto ritme procesi të përmbyllet për 12 muaj. Sipas ketij projekti informacioni do të jetë i rifreskueshëm në internet dhe në funksion të bashkive.
 Sistemi unik i adresave do të mund të  përditësohet nga nëpunësit e njësive të pushtetit lokal, me mbikqyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.
Pas përfundimit të tij, çdo banesë e re e ndërtuar në çdo cep të vendit, do të jetë e evidentuar në hartë dhe do të ketë numrin e saj. Ne bashkine Shkoder rezultojne 438 rruge te emertuara, nga te cilat 136 i perkasin rajonit 1, 82 – rajonit 2, 71 rajonit 3, 60 rajonit -4 dhe 89 rajonit 5. Ne bulevarde jane vene 55 tabela, 23.922 ne ndertesa, 825 ne kryqezime, 26 ne sheshe, 5 ne parqe. Pas kesaj faze se shpejti bashkia e Shkodres do te nise punen ne terren ku familjet do te plotesojne formularin me te dhenat e cdo familje.

Qendra historike e Shkodres nen fokusin e delegacionit gjerman


Delegacioni Gjerman, Zviceran dhe ai Austriak i shoqeruar nga kryeparlamentarja Topalli kane udhetuar nga Shiroka ne zemer te qytetit te Shkodres, ne rrugen Kol Idromeno.
Duke shfaqur nje interes te vecante per kete zone muzeale, e cila ka nje tradite te pasur, ata jane informuar nga zonja Topalli per historine kesaj rruge, veper e mjeshtrit Kole Idromeno, e cila me nje nderhyrje te realizuar vitet e fundit, e ktheu ate ne identitet.
Ata jane ndalur edhe ne nje nga galerite e qytetit, ku permes imazheve te dala nga peneli i piktoreve shkodrane, pasqyrohet jo vetem tradita e qytetit, lagjet me me emer por edhe portretet e figurave te njohura shkodrane. Pike kjo qe nxiti kureshtjen e delegacionit te huaj me ne krye ministrin gjerman te Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Dirk Niebel, i cili premtoi se interesi per investime te qeverise gjermane dhe kompanive te ketij shteti, do te shtrihet edhe ne keto zona te vecanta ne qender te qytetit te shkodres.
 Per me teper delegacioni i huaj ne udhetimin permes pedonales ne qender te qytetit u njoh edhe me harmonine fetare qe mbizoteron ne qytetin tone, miqesine dhe traditen e bukur te percjelle brez pas brezi. Ndersa u ndalen ne detajet qe ndertesat e qendres se qytetit te ofrojne, ata theksuan faktin se sa vlere ka ruajtja e identitetit te nje vendi, duke dhene nje mesazh edhe per pushtetaret tane ne bisede me to, qe te jemi te kujdesshme ne ato vlera qe breza e meparshem na lane.
Interesimi i zyrtareve te larte gjermane dhe zviceran per te vizituar mjedise qe percojne vlera historike eshte nje tregues domethenes per kujdesin qe duhet treguar ne zhvillimin e turizmit kulturor ne qytete si shkodra.

Se shpejti Shkodra do te kete impiantin modern te ujrave te zeza


Ai është një bashkëfinancim i qeverive gjermane austriake e zvicerane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ky investimi siguron furnizimin me ujë, kanalizime dhe ujë te trajtuar sipas të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore te Shëndetësisë.
 Ministri i ekonomisë së Republikës Federale Gjermane, Dirk Niebel shprehu kënaqësinë e tij për nisjen e këtij projekti.  Duke vleresuar pasurite e medha natyrore qe ka vendi yne, Niebel premtoi projekte të tjera të sukseshme si një kontribut për të ardhmen e vendit. Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se: "Ky projekt është një vlerë e shtuar e programit madhështor për Shkodrën.
Duke i cilësuar këto investime si shumë afatgjata  Topalli tha se: "Këto investime janë padyshim te paçmuara për nga përfitimi qe ne kemi prej tyre si ne aspektin shëndetësor ashtu dhe atë mjedisor."  Ne takimin ne fjale pervec Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, Ministrit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë,  Dirk Niebel, ishin edhe ambasadorja e gjermanisë Karola Myler Holtkemper, 
Inagurohet nisja e punimeve ne ndertimin e impiantit te ri te trajtimit te ujrave te zeza ne Shiroke. Eshte ky nje tjetër projekt i rëndësishëm qe nis keshtu zbatimin në Shkodër qe synon "Mbrojtjen mjedisore te liqenit të Shkodrës" me një vlerë 18 milion euro.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, përfaqësues të projekteve të qeverisë gjermane,  deputetë e drejtues të pushtetit lokal. Impianti i Shirokës starton si ogur i mire, e si impianti i parë për të trajtuar ujin për 2000 banorë e me vlerë rreth 18 mil Euro për të filluar seriozisht drejt mbrojtjes së Liqenit te Shkodrës.
Impiante të tjerë do te pasojnë për të plotësuar kushtin që asnjë pikë uji i patrajtuar të mos derdhet në liqen.

Tuesday, August 2, 2011

6 objekte te njohur drejt privatizimit !


"Ish grup Artilerie" ne Tepe, "Ish Divizioni i Kembsorise", Prona nr 420 me emertimin "Ish Reparti Ushtarak Vaini" Shtoj i ri, "magazine zyra eksperimenti(ndertese 2 kateshe) Dobrac, e Qendres se Transferimit te teknologjive bujqesore Shkoder, "Ndertesa e sektorit te nenshkoder fshati Beltoje, "Mence 1 kateshe e kompleksit blegtoral te ish NB- Bushat".
 Jane keto 6 pronat publike ne Shkoder te cilat jane ne listen e 300 objekteve qe qeveria shqiptare i ka nxjerre per privatizim. Lista eshte bere publike nga ministria e ekonomise tregtise dhe energjitikes, e cila synon shitjen e tyre sa me shpejt, bazuar edhe ne udhezimin e kryeministrit.
 Nje pjese e mire e ketyre objekteve jane jofunksionale e madje te zaptuara nga individe te ndryshem te cilet pa pyetur per rregulla e ligje te ketij shteti kane bere prona te tyre keto objekte.
Kjo liste e bere publike, e paralajmeruar me heret nga kryeministri Berisha eshte para me rezerva e kritika te shumta nga specialistet e fushes dhe eksperte te ekonomise. Keta te fundit jane shprehur se keto privatizime duhet te ishin bere me konsultime te gjera publike, ndersa aq me teper nuk duhet te ishin lene te shkonin ne kete gjendje.
 Ndersa qendrim krejt te kundert ka qeveria shqiptare qe kete hap te hedhur ne kete drejtim e cileson si një proces jetik ne reformën ekonomike të vendit, një proces me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit pasi e faktuan se pronësia dhe menaxhimi privat përben një kusht themelor të luftës kundër korrupsionit dhe të zvogëlimit të këtij fenomeni me pasoja të rënda.
Nuk dihet akoma se si do te procedohet me tej ne kete rruge te nisur ndersa zbardhen emrat e ketyre pronave te cilat sa ne meshire te fatit e ca te privatit pa te drejte tashme do te marrin nje tjeter drejtim final, ate te privatizimit perfundimtar.

Mbipopullohet plazhi i Velipojes ne 15 diteshin e pare te gushtit


Plazhi I Velipojes, eshte epiqendra e turizmit per veriun shqitar, ne keto dite te nxehta te fillim gushtit. Temperaturat e larta, sfidohen nga turistet, pjesa me e madhe te cileve jane nga Kosova, ne reren e nxehte dhe ujin e fresket te detit.
Turistet jane te kenaqur, per ta mjafton te shfrytezojne ne maksimum ditet tyre prane detit, dhe te shtrihet ne reren e imiet, e cila sipas tyre, eshte mjaft curative. Ofrohen kushte te mira, thone ata, ndersa persa I perket jetes se nates, diferencat e moshave, kundershtojne njera tjetren, te rinjte nuk jane te kenaqur me faktin qe muzike mbyllet ne 23, ndersa me te moshuarit, preferojne te kene qetesi, dhe te bejne nje gjume te qete.
Muaji gushti, sidomos pjesa e pare e tij, bazuar ne eksperiencen e viteve te tjera, rezulton me I populluari per qytezen turistike te Velipojes.
Edhe kete vit, vihet re qe pjesa me e madhe e turisteve rezidente, jane nga Kosova.

Mbushet pika kufitare e Muriqanit


Pika e kalimit kufitar të Muriqanit është kthyer në një nga portat hyrese për turistet që preferojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë. Kështu vetem gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar një numër record në krahasim më vitin e kaluar në të njëjtën përiudhëtë, në këtë pikë janë shenuar hyrje e shtetsave të huaj një shifer prej 7498 shtetas të huaj ndërsa shtetas shqiptar kryesisht emigrant janë shenuar 1059 shtetas.
Ndërsa për sa I përekt automjeteve që janë regjistruar në hyrje janë në total është 4899 automjete. Ajo cka shihet në këtë pikë të kalimi kufitar është numri gjithnji e në rritje I automjeteve dhe shtetasve që preferojnë që pushimet ti kalojnë në vendin tonë.
Nga sa raportohet nga kjo pikë e kalimit kufitarë në krahasim me një vitë më parë kemi një rritje prej 50% të shtetasve që preferojnë që pushimet ti kalojnë në vendin tonë. Ajo cka është më shqetësuese është se për arsye të fluksit të madh të automjeteve është e pa mundur evitimi radhëve të gjata në pritje pavarësisht thjeshtësimit të procedurave të kalimit të kufirit.