Ndersa vitet ecin dhe Shqiperia njeh jo pak permiresime ne disa fusha te jetes, gjendja vijon te mbese e zymte ne nje pike, ate te fenomenit te dhunes ne familje.
Fenomen ky qe vazhdon të jetë i pranishëm në shoqërinë shqiptare, por qe ndryshe nga vitet e tjera, ku rregjistroheshin shumë pak denoncime, vetëm per 2011 në policinë e shtetit janë deponuar më shumë se 1 mijë raste të dhunës në familje. "Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 1055 raste.
Ajo qe verehet ne shumë nga këto raste, eshte se ato shoqërohen me kërkesat për mbrojtjen në gjykatë që është një arritje shumë pozitive, sepse mbrojtja që jep gjykata sipas këtij ligji, është një rrugë ligjore shumë e thjeshtë dhe e përshpejtuar.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku rastet më të shumta të denoncimit i përkisnin metropolit, rritja e sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit ka sjellë edhe shtrirjen gjeografike të denoncimeve në të gjitha rajonet e vendit. "Vitin e fundit vëmë re që ky raport ka ndryshuar. Sektori kundër dhunës në familje ne policine e shtetit pranon se vijnë denoncime edhe nga zonat më të thella te vendit nga veriu ne jug.
Reagimi ndaj dhunës ka filluar të shtrihet në të gjithë territorin, ku duke folur ne gjuhen e statistikave, rezulton që 75-77 % e denoncimeve vijnë nga zona urbane dhe vetëm 23 % vijnë nga zona rurale.
Shumë prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojnë dhunën brenda familjes si një çështje private, për të cilën nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet dhe u duket shumë e vështirë që për zgjidhjen e këtij problemi të përfshijnë strukturat e policisë, ndonëse shoqëria civile ka hartuar dhe ka lobuar për miratimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje.
Duket se Shqiperia do te mbylle edhe 2011 me nje raport te zymte ne kete drejtim, ndersa mbetet detyra e te gjitha paleve, shtetit, shoqerise civile dhe vete te dhunuarve te permiresojne kete plage te shoqerise.
No comments:
Post a Comment