Wednesday, August 24, 2011

Shkrumbohen 200 hektare pyje dhe kullota nga zjarret !


Shefi I zyres së emergjencave civile në prefekturen Shkodër Pëllumb Dani sqaron në një intervistë mbi dëmët e shkaktura dhe përballimin e situatës  së shkaktuar nga zjarret. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 200 ushtarë prej të cilëve 90 komando, 50 polic pyjorë, 50 zjarrëfikës dhe 6 mjete zjarrëfikësev. Sipas të dhënave zyrtare deri tani evidentohen se janë mbi 200 ha territor I djegur me pyje dhe kullosa, prej të cilëve 50 ha me pyje nga te cila sipas policisë pyjore  5 ha janë me pisha.
Dani sqaron se falë bashkëpunimit me palën Malazeze të cilët I erdhen në ndihmë me dy aeroplan të tipit kanader bënë të mundur ndaljen e zjarrit në afërsi të fshatit Zogaj në kufi me Malin e Zi.
Situata e 4 ditëve të fundit për shtabin e emergjencave në qarkun e Shkodrës ka qenë tejet e ngarkuar. Pasi vatrat e zjarrit janë shfaqur përvec në malin e taraboshit edhe në komunën e Gurit të Zi në kodrat e Gajtanit, në Kanalin e Shtodrit në Komunën Postrribë, në Malësi të Madhe, në Bjeshkët e Cukalit në komunën Shllak dhe në zonën e Munellës së Pukës ku flakët kanë shkrumbuar pyllin me pisha dhe kanë rrezikuar edhe kampin Kandez, falë ndërhyrjes së punonjësve të këtij kampi dhe zjarrfikësve është bërë I mundur shpëtimi I tij.
Dani gjithashtu ka kërkuar që të zbardhen plotësisht shkaqet e zjarrit që cuan në djegien e sipërfaqeve të mëdha në Malin e Taraboshit.

No comments:

Post a Comment