Tuesday, August 23, 2011

Mbeten akoma 4 vatra zjarri aktive te henen !


Pas nje nate ne lufte me flaket e zjarrit, Shiroka ka zbardhur diten e hene e qete, ndersa mbetet vetem nje vater aktive zjarri, ne Zogaj.
Flaket qe rrezikonin shtepite e banimit te shuara nga forcat zjarrfikese, te pyjores dhe ato te ushtrise kane lene tashme gjurmet e tyre te dukshme ne malin e Taraboshit. Shkrumi i mbetur nga djegia e pemeve dhe shkurreve tashme ka krijuar harten e zeze ne malin e Taraboshit, ku pasojat jane te konsiderueshme ne biodiversitetin e zones dhe gjallesave qe strehez te tyre kishin kete mal.
Frikes se riaktivizimit te vatrave te zjarrit si pasoje e temperaturave kane bere qe nje pjese e forcave te ushtrise ti qendrojne ne gatishmeri pa u larguar nga zona.
Gjate kesaj te hene sipas njoftimeve te shtabit te emergjencave civile jane aktive kater vatra zjarri: 1 ne Zogaj, 2 vatra ne Billgar te komunes Ana e Malit dhe 1 vater ne kanalin e Shtodrit, komuna Postribe. Te angazhuara per shuarjen e ketyre flakeve jane mbi 180 forca te ushtrise te ndihmuara paralelisht nga sherbimet e repartit te zjarrfikesve dhe ndermarrjes pyjore.
Problematike paraqitet situata ne Anen e Malit dhe Zogaj, ku po punohet per izolimin e me pas shuarjen e flakeve, te cilat te favorizuara nga era dhe thatesira mund te perhapen me tej. Deri me tani nga flaket e zjarrit te rena ne qarkun e shkodres jane djegur mbi 5 hektare pyje pishe, 50 hektare pyje dhe mbi 100 hektare me kullota.
Zjarri ka djegur edhe rreth 15 banesa te pabanuara. Demet sipas specialisteve jane te konsiderueshme ndersa po punohet per te patur nje bilanc te plote, perfshire ketu edhe djegien e shume pemeve te reja te mbjedhura vitet e fundit ne malin e Taraboshit, si pjese e projektit per rigjallerimin e zonave te pyllezuara.

No comments:

Post a Comment