Wednesday, August 24, 2011

Informacion mbi detajet e punimeve qe po behen ne shetitoren kryesore te qytetit


Punimet e vijimsise se pedonales ne qender te qytetit te shkodres, te cilat kane hyre ne fazen e dyte te tyre po behen ne 2 pjese.
Projekti qe po zbatohet ka te specifikuara te perbashketat dhe ndasite me pedonalen egzistuese.
Lidhja e tyre do te behet nga pllakat dekorative dhe kalldremi, ndersa do te krijohet edhe nje shesh i gjere ne ate zone pasi eleminohet trotuari egzistues. Ky eshte sqarimi qe japin drejtues te bashkise Shkoder te pyetur ne lidhje me zerat e fundit qe qarkullojne se projekti nuk eshte i njejte me ate te pedonales egzistuese.
Konkretisht pedonalja do te jete e ndare ne kete forme: Nga oborri i xhamise ku po vendosen bordurat anesore dhe ne nje gjatesi 4.5 metrash do te behet shtrimi me kalldrem dhe pllake i hapesires ne fjale qe do te sherbeje per kalimin e makinave ne drejtim te dollarit. Ndersa nga kjo hapesire dhe plot 15 metra ne drejtimin djathtas do te behet shtrimi me pllaka ku do te sherbeje per kalimin e kembesoreve, shesh qendror.
Ne  te njejtin drejtim nga albtelekomi do te behet prishja e trotuarit egzistues deri tek busti i “Nene Terezes” ku do te lihet nje hapesire, shesh vendparkimi per makinat e institucionit e me pas do te ndertohet nje hapesira serish me pllaka e kalldrem per makina qe do te drejtohen nga Kisha e Freterve. Ndriçuesit, stolat dhe vazot dekorative jane miratuar si modele dhe tv1 channel ka zbuluar perzgjedhjen e bere nga institucioni i bashkise.
Stolat tashme do te vendosen ne pozicion vertical ku anash tyre do te jene vazot dekorative te rrumbullakta si dhe ndriçuesit. Ata do te vendosen ne anesoret e zones se shtruar me kalldrem duke bere qe sheshi i vijimsise se pedonales te jete i hapur per levizje, ndryshe nga pedonalja egzistuese. Vijimsia e pedonales ne qender te qytetit te shkodres, e cila ka nisur te ndertohet ka nje vlere prej 30 milion lekesh te reja.
Siperfaqja ne kete segment te pedonales eshte 2400 meter katror ku perfshihen 2 hapesira te gjelbera ne forme ishulli. Punimet po vezhgohen prej afer nga specialistet e monumenteve te kultures.

No comments:

Post a Comment