Me rritjen e fluksit te hyrje-daljeve ne pikat tona kufitare doganore kemi rritur personelin dhe shtuar kontrollet ne bashkepunim me drejtorine e policise se qarkut te Shkodres dhe po ashtu me policine homologe ne Malin e Zi per te mos lejuar qe ne kuadrin e kesaj hapjeje te perfitojne personat e shpallur ne kerkim edhe kontrabandistet. Pohoi keshtu per TV1-Channel Ndreke Zyla shef i sektorit te sherbimeve operacionale ne Drejtorine e Policise Kufitare dhe Migracionit. Kryekomisar Zyla pohon se si pasoje e kontrolleve te realizuara jane realizuar disa aksione ku jane arrestuar 8 persona me shtetesi Marokene per tentative kalimi te paligjshem kufiri,1 shtetas shqipetar dhe 2 te huaj te shpallur ne kerkim nderkombetar,3 shtetas kosovare per trafikim te lendeve narkotike, 8 shtetas te tjere 3 shqipetare dhe 5 te huaj per trafikim te mjeteve motorrike por po ashtu jane bllokuar disa here mjete per kontrabande kafeje si dhe nje sasi e konsiderueshme lende narkotike.
Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment