Per 6 mujorin e pare te 2011, sherbimi i policise pyjore Shkoder eshte perballur me tre raste te renies se zjarreve ne pyjet qe administrohen nga komunat. Me problematike mbeten zonat e mbrojtura dhe rezervatet, ndersa temperaturat e larta jane favorizuese ne perhapjen e flakeve. Shefi i policise pyjore Agim Dardha shpjegon gjate nje interviste per tv1 channel operacionet qe kryen ky sherbim ne rastet kur sinjalizohet per renien e nje zjarri. Sinjalizimet qe ky sektor merr, behen kryesisht nga banoret e zonave qe bie zjarri. Ajo qe evidentohet ne te tilla raste eshte se zjarret ne pyje nuk dihet nese jane shkaktuar nga individe te vecante apo shkaqe te tjera. Gjithesesi, ne krahasim me vitet e tjera, kete vere ka patur shume me pak zjarre ne pyjet e rajonit te Shkodres.
Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment