Masat e policisë së qarkullimit rrugor gjatë muajit gusht me qëllim sistemimin e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodres dhe parandalimin e aksidenteve si shkak i numrit të madhe të automjeteve në qarkullim kanë qenë të rrepta.
Nga 1-24 gusht nga drejtoria rajonale e policisë rrugore Shkodër janë pezulluar 23 leje drejtimi, janë vendosur 2324 gjoba me vlerë 1.461.140 leke, janë bllokuar 70 mjete, janë vjelur 1650 gjoba me vlerë 1.985.500 lekë.
Sipas informacioneve nga drejtoria rajonale e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodrës gjatë kësaj periudhe për fat të mirë nuk kemi patur aksidente me vdekje në rritje krahasura me 1 vit më parë, ku në këtë periudhe të vitit kemi patur numër të lartë aksidentesh me vdekje në këtë qark, shumica e të cilëve në aksin Shkoder-Velipojë. Këtë vit kemi patur vetëm 5 aksidente pa pasoja në njerëz.
Në këtë ka ndikuar edhe bllokimi i një numri të lartë motorcikletash dhe stabilizimi i qarkullimit të këtij lloj mjeti i cili në të shumten e rasteve ka qenë burimi kryesor i aksidenteve.
No comments:
Post a Comment