Pas nxjerrjes së rezultateve të konkurseve, do të nisë edhe renditja e fituesve të universiteteve, lista paraprake e të cilëve, sipas afatit të caktuar nga MASH, do të shpallet më 11 shtator, ndërkohë që një ditë më pas do të nisë edhe regjistrimi i kandidatëve që rezultojnë fitues në fazën e parë.
Sipas udhëzimit të MASH për regjistrimet në universitete, pas përfundimit të konkurseve në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, rezultatet e tyre në format elektronik dhe hard copy do të dorëzohen nga këto të fundit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP), brenda orës 14:00 të datës 5 shtator 2011.
AKP-ja brenda datës 11 shtator 2011 do të dërgojë në Ministrinë e Arsimit listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndara sipas programeve të studimit përkatës, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara nga qeveria.
No comments:
Post a Comment